Çmimi Nobel për Paqen nderon luftën kundër dhunës seksuale
Nadia Murad, një ish-peng i Shtetit Islamik dhe doktori kongolez, Denis Mukwege fitues të çmimit prestigjioz
Çmimi Nobel për Paqen iu akordua një doktori kongolez dhe një ish-pengu të nga Shteti Islamik, për punën e tyre në evidentimin dhe eliminimin e përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte.
Denis Mukwege dhe Nadia Murad “kanë bërë një kontribut thelbësor në tërheqjen e vëmendjes dhe luftimin e krimeve të tilla”, tha Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel gjatë deklarimit të çmimit.
Mukwege ka trajtuar mijëra femra në Kongo, shumë prej të cilave ishin viktima të rrëmbimit të gangsterëve. Një person i armatosur u përpoq ta vriste atë në vitin 2012, duke e detyruar të largohej përkohësisht nga vendi.
Murad është një nga 3 mijë vajzat dhe gratë e komunitetit Yazidi, të cilat ishin viktima të përdhunimit apo abuzimve të tjera nga ushtria e Shtetit Islamik. Ajo ia doli të arratisej pas tre muajsh dhe zgjodhi të flasë në lidhje me eksperiencat e saj. Në moshën 23 vjeç, ajo u emërua si Ambasadorja e parë e Dëshirës së Mirë për Dinjitetin e të Mbijetuarve dhe Trafikimit Njerëzor (Goodwill Ambassador for the Dignity of Survivors of Human Trafficking).
Çmimi 2018 ka një vlerë për 9 milionë kronor suedezë (1.01 milion dollarë). Vitin e kaluar, Çmimi Nobel u fitua nga Fushata Ndërkombëtare për Shkatërrimin e Armëve Atomike (International Campaign to Abolish Nuclear Weapons).