Startapet izraelite thithin 500 milionë dollarë në shtator
Në nëntë muajt e parë kanë grumbulluar 4.5 miliardë dollarë. Vitin e kaluar, 5.24 mld dollarë
Startapet izraelite thithën 500 milionë dollarë në muajin shtator, shkruan gazeta ekonomike “Globes”.
Shifrat mund të jenë më të larta, pasi disa kompani nuk preferojnë të publikojnë investimet që ata marrin.
Kjo shumë mund t’i shtohet më shumë se 3.1 miliardë dollarë që kanë marrë startapet izraelitë morën në gjysmën e parë të vitit 2018, sipas IVC-ZAG.
Startapet izraelite thithën 650 milionë dollarë në korrik dhe 300 milionë dollarë në gusht, duke e çuar shumën për nëntë muajt e parë të vitit në mbi 4.5 miliardë dollarë.
Rekordi i vitit të kaluar ishte 5.24 miliardë dollarë.
Kompania që grumbulloi më shumë investime ishte SiSense me 80 milionë dollarë, MeMed me 70 milionë dollarë, WalkMe me 40 milionë dollarë, etj.
/Izraeli Sot/