Masakra e Charlie Hebdo, Netanjahu: Sulmi i islamistëve radikalë nuk njeh kufij


Paris, 7 janar 2015 – Dy persona të armatosur me kallashnikovë sulmuan ambientet e redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 8 të tjerë.

Viktima mbetën 10 pjesëtarë të stafit të revistës, mes tyre drejtori i saj, Stephan Charbonnier, si dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të saj: Cabu, Tignous dhe Georges Ëolinski. Po ashtu u ekzekutuan edhe 2 punonjës policie.

Pas disa orësh policia franceze gjeti një makinë tip “Citroen” të braktisur, të ngjashme me atë që atentatorët e përdorën si mjet për t’u larguar.

Sipas dëshmive, personat e maskuar flisnin shumë mirë frëngjisht dhe zjarrin e hapën duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”.

Sipas karikaturistes Coco, atentatorët përveç se flisnin mirë gjuhën deklaruan edhe se ishin të Al Kaedës. Askush nuk di më shumë për identitetin e tyre, por dyshohet se janë pjesë e kalifatit, të krijuar me qendër në Lindjen e Mesme.

Presidenti Francois Hollande e etiketoi pa asnjë dyshim ngjarjen si sulm terrorist. “Ne e dinim se ishim të kërcënuar, sikurse dhe vendet e tjera të botës. Kërcënimi i sotëm erdhi sepse ne jemi vend i lirisë”, deklaroi Hollande, i cili mbrëmjen e së mërkurës njoftoi se e enjtja do të jetë ditë zije kombëtare në Francë.

Sulmi vjen mes tensioneve në rritje në Francë si pasojë e rritjes së ndikimit islamik në shoqëri.  “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike.

Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Por tre vite më parë ajo kishte realizuar karikaturën e profetit Muhamed, akt ky i cili solli reagime të forta në vend e jashtë tij.

Parisi është blinduar nga forca të shumta policore, të cilat po kryejnë një gjueti të mirëfilltë për kapjen e autorëve.

 

 

Netanyahu: Radikalizmi islam nuk njeh kufij

Kryemininistri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i dërgoi ngushëllimet e tij popullit francez pas ngjarjes së rëndë  në gazetën satirike “Charlie Hebdo:  “Sulmi i islamistëve radikalë nuk njeh kufij. Ky është një sulm ndërkombëtar dhe përgjigjia duhet të jetë ndërkombëtare. Terroristët duan të shkatërrojnë lirinë tonë dhe qytetërimin tonë. Shoqëritë e qytetëruara të botës duhet të bashkohen kundër radikalizmit islam. Nëse ne qëndrojmë së bashku dhe nëse ne nuk jemi të ndarë, atëherë ne mund të mposhtim këtë tirani që kërkon të asgjësojë lirinë tonë ”.

Lieberman: Izraeli  bashkohet me dhimbjen e Francës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, gjithashtu dërgoi ngushëllimet e tij: “Izraeli  bashkohet me dhimbjen e Francës. Terrori dhe terroristët nuk duhen lejuar kurrë të shkaktojnë frikë në botën e lirë dhe Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur përballë këtij rreziku”.

SHQIPËRI

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me vendosmëri atentatin e ndodhur në selinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, si një akt i rëndë terrorist që tronditi popullin francez dhe gjithë komunitetin e medias botërore. 

Edhe presidenti  Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Francës, Hollande, për viktimat dhe të plagosurit nga atentati terrorist.

Kryetari i Kuvendit  të Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.
Edhe Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj ngjarjes së rëndë. “Çfare dhunimi per Francen e lirise barazise vellazerimit kasaphana mbi redaksine e gazetes se famshme satirike! Trishtim solidaritet revolte”, tha Rama.
Edhe Partia Demokratike reagoi duke dënuar me ashpërsi aktet terroriste në Paris.

 

BOTË

Obama: Denojme force aktin terrorist

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar fguqishëm sulmin “e tmerrshëm në zyret e revistës, Charlie Hebdo, në Paris” dhe tha se amerikanët “luten për viktimat e këtij sulmi terrorist”. “Franca është aleati më i vjetër i Amerikës, dhe ka qëndruar së bashku me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terroristëve, që i kërcënohen sigurisë së përbashkët dhe botës”.

Kerry: Secili amerikan është me Francën

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka dërguar mesazh francezëve se secili amerikan sot është me Francën. “Dëshiroj t’i drejtohem direkt popullit në gjithë Francën se secili amerikan qëndron sot me ju, jo vetëm në tmerr, ose në zemërim për këtë akt të egër të dhunës, por ne qëndrojmë me ju në solidaritet dhe në përkushtim, si për ta konfrontuar ekstremizmin ashtu edhe për çështjen e lirisë, e cila çdo herë i ka bashkuar dy vendet tona dhe nga e cila ekstremistët frikësohenj aq shumë”, tha John Kerry.

Merkel: Sulm drejt fjales se lire

Kancelarja gjermane Angela Merkel në reagimin e saj shprehur se “nuk është vetëm një sulm drejt qytetarëve francezë, por një sulm drejt lirisë sonë të shtypit dhe fjalës së lirë.”

 

 

Cameron: Vrasje te peshtira

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ka shkruar në Tëitter: “Vrasjet në Paris janë të pështira. Ne qëndrojmë pranë popullit francez në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë së shtypit.”

Renzi: Dhuna do të humbasë gjithmonë

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë se “horrori dhe lemeria pushtoi rrugët e Parisit. Shprehim mbështetjen tonë për Francois Hollande dhe Anne Hidalgo në këtë moment të tmerrshëm. Dhuna do të humbasë gjithmonë, përkundrejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë lideri italian.

Juncker: Akt barbar, i patolerueshem

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker dënoi aktin terrorist duke e cilësuar si brutal e barbar. Juncker shkruan se është i shokuar dhe se ngjarja është një akt i patolerueshëm.

NATO denon sulmin: Ne mbeshtetje te Frances

NATO po ashtu përmes një deklarate dënoi sulmin barbar duke theksuar se do të jetë pranë Francës, i bashkuar dhe në mbështetje maksimale për të .

 

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit