Presidenti Meta në fushatën globale kundër antisemitizmit në OKB
Presidenti i Shqipërisë ishte midis dhjetëra liderëve botërorë që morën pjesë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ishte midis dhjetëra liderëve botërorë që morën pjesë në fushatën kundër antisemitizmit në stendën e përgatitur me këtë rast në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork.
Ministria e Jashtme e Izraelit shpërndau një video më 25 dhe 26 shtator ku shfaqen presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të botës, që mbajnë në duar një pankartë kundër antisemitizmit.
/Izraeli Sot/