Ariel Harush, në portë kundër Skocisë dhe Shqipërisë
Portieri i Hapoel Be’er Sheva nuk luajti në ndeshjen e parë kundër Kuqezinjve për shkak të një dëmtimi
Portieri Ariel Harush pritet të të jetë titullar në formacionin izraelit për ndeshjet kundër Skocisë (11 tetor) dhe Shqipërisë (14 tetor), të vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve, Divizioni C.
Portieri i Hapoel Be’er Sheva supozohej të ishte portieri i parë në ndeshjet e humbura kundër Shqipërisë në “Elbasan Arena” (1-0, zyrtare) dhe Irlandës së Veriut (3-0,miqësore), por për shkak të një dëmtimi, ai la vendin Guy Haimov, shkruan Ynet.co.il .
/Izraeli Sot/