Panuçi: Katastrofë nëse humbim me Izraelin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, doli sot në konferencë para mediave
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, doli sot në konferencë para mediave, në prag të sfidës së nesërme miqësore ndaj Jordanisë dhe asaj zyrtare me Izraelin. Italiani foli për gjendjen e grupit, lojtarët që nuk ka thirrur, por edhe tema të tjera të nxehta te Shqipëria.
I pyetur se, pika më e fortë e Izraelit në ndeshjen e parë, ishin dy sulmuesit shumë të shpejtë dhe a do të ndryshojnë lojtarët në mbrojtje, apo mënyra e mbrojtjes, trajneri u përgjigj:
“Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do të jetë katastrofë“.
Ndeshja Izrael-Shqipëri do të luhet, më 14 tetor ë Be’er Sheva.