Panuçi: Do të jetë një ndeshje e vështirë, jemi optimistë
Trajneri i ekipit shqiptar flet para ndeshjes kundër Izraelit nesër në orën 21:45. Mavraj: Besojmë në aftësitë tona.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, në konferencën e tij për shtyp, një ditë para ndeshjes me Izraelin, u shpreh për mediet vendase, se Shqipërinë e pret një ndeshje e vështirë, por se ai është optimist, shkruan portali sportiv izraelit, One.co.il.
Trajneri Panuçi: “Ekipi ynë është shumë optimist. Ne jemi përpjekur për të mbajtur motivim të lartë, për të luajtur mirë, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që do të kemi kundër Izraelit. Ne e njohim kundërshtarin. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin e mundshëm”.
Kapiteni Mërgim Mavraj: “Izraeli nuk është ekipi i dy viteve më parë, është më i fortë. Ne besojmë në aftësitë tona për të arritur një rezultat të mirë. Do të japim maksimumin për të fituar. Nuk ka rëndësi se sa lojtarë kemi në mbrojtje, ajo që ka rëndësi është se si luajmë dhe nëse luajmë mirë së bashku”.