Hoxhaj në Jerusalem: Po hapim një kapitull të ri me American Jewish Comittee

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Jerusalem drejtoreshën e American Jewish Comittee, Avital Leibovich,


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Jerusalem drejtoreshën e American Jewish Comittee, Avital Leibovich, njërën prej organizatave më të mëdha hebre në botë me seli në Izrael.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njohur me zhvillimet dhe progresin në Kosovë në dhjetë vitet e fundit që prej shpalljes së pavarësisë duke theksuar nevojën e thellimit edhe më të madh të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Hoxhaj dhe Leibovich janë pajtuar për një kalendar të përbashkët të aktiviteteve dhe angazhimeve në muajt e ardhshëm për të intensifikuar të gjitha llojet e bashkëpunimit, nga ai kulturor e ekonomik deri tek politik.

“Pata një takim të shkëlqyer me drejtoreshën Leibovich të American Jewish Comittee, selia në Izrael, e cila është ndër organizatat kryesore hebreje në botë dhe me shumë ndikim. Folëm për shumë tema dhe mundësi të panumërta ku ne mund të bashkëpunojmë në të ardhmen. Kosova gjithnjë e më shumë po i rritë miqtë e saj kudo në botë e veçmas në Izrael. Mund të them se po hapim një kapitull të ri bashkëpunimi me American Jewish Comittee”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Drejtoresha Avital Leibovich është mjaft aktive dhe me shumë ndikim në jetën publike në Izrael, ndërsa para se të emërohej në krye të AJC-së, ishte për shumë vite zëdhënëse e Forcave të Mbrojtëse Izraelite. American Jewish Committee është organizata 112 vjeçare me mbi 30 zyra nëpër botë, prej të cilave 20 vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Izrael, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai e viziton këtë shtet.

Sot do të marrë pjesë në Forumin Global për Luftimin e Antisemitizmit në Jerusalem, ku do të marrin pjesë shumë personalitete botërore përfshirë edhe Kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Izraelit, Benjamin Natanjahu.

Kjo ngjarje vjetore organizohet nga ministria e Jashtme e Izraelit. /Telegrafi/

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit