Shalev Hulio dhe Omri Levi, dy gjenitë izraelitë që krijuan “Pegasus”, softuerin spiun më të fuqishëm në botë

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët


NSO, një kompani kontroverse izraelite spyware është në bisedime për të blerë Fifth Dimension (Dimensioni i Pestë), një startap që ka zhvilluar teknologji për kryerjen e hetimeve policore, shkruan gazeta ekonomike “The Marker”.

Fifth Dimension drejtohet nga ish-shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerali Benny Gantz.

Sipas TheMarker, NSO po studion një blerje të mundshme për të ndihmuar në përmirësimin e reputacionit të saj duke u lidhur me disa nga figurat më të njohura të sigurisë të Izraelit.

NSO (në foto dy nga themeluesit Shalev Hulio dhe Omri Levi)  është një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë kibernetike të Izraelit, me një staf prej 600 vetash dhe është futur në polemika pas akuzave se teknologjia e saj Pegasus për smartphone thuhet se është përdorur nga disa qeveri për të spiunuar kundër disidentëve dhe gazetarëve.

Organizata kanadeze për të drejtat e njeriut Citizens Lab thotë se NSO ka shitur platformën e saj në 45 vende, duke përfshirë Arabinë Saudite.

Fifth Dimension u krijua katër vjet më parë dhe numëron disa ish figura drejtuese tw mbrojtjes izraelite, duke përfshirë Gantz, i cili është kryetar, si dhe Ram Ben-Barak, një ish-nënkryetar i Mosadit.

Javën e kaluar, ish-punonjësi i zbulimit të SHBA, Edward Snowden tha se teknologjia e NSO ishte përdorur për të ndihmuar në ndjekjen e gazetarit disident të Arabisë Jamal Khashoggi i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor.

Sipas një raporti të Citizen Lab, spyware Pegasus i NSO-së ishte instaluar në telefonin e Omar Abdulaziz, një disident tjetër në mërgim saudit dhe një mik i Khashoggi’s. Abdulaziz pohon se telefoni i tij po monitorohej në atë kohë.

NSO iu përgjigj akuzave të tilla duke thënë: “Në përdorim normal, NSO ndihmon në shpëtimin e mijëra njerëzve nga duart e terroristëve, baronëve të drogës, abuzuesve të fëmijëve, pedofilëve dhe të tjerëve”.

Pegasus bën të mundur kryerjen e mbikëqyrjes gati të pakufishme të individëve, duke përfshirë edhe marrjen e kontrollit të telefonave celularë. Aftësitë e tij përfshijnë mbledhjen e informacionit në lidhje me vendndodhjen e një telefoni, përgjimin në të, regjistrimin e bisedave që ndodhin afër një telefoni dhe fotografimin e atyre që ndodhen në afërsi të telefonit.

Amitai Ziv/Haaretz

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit