Hamasi lëshon 300 raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore bombardojnë televizionin e tij
Autoritetet e vendit u shprehen se një sulm i tillë nga Gaza nuk ishte parë kurrë në pjesën jugore të Izraelit.
Një autobus izraelit u godit nga një raketë e lëshuar nga Gaza. Nga zjarri që përfshiu autobusin vetëm një person ka mbetur i lënduar. Për shkak të incidentit, në Izrael është ngritur alarmi në pjesën jugore të vendit.
Autoritetet e vendit u shprehen se një sulm i tillë nga Gaza nuk ishte parë kurrë në pjesën jugore të Izraelit.
Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi. Programacioni i tij përfshin lajme që promovojnë Hamasin si dhe programe për fëmijët dhe argëtimin e tyre nga ana fetare.
Që prej mëngjesit të sotëm më shumë se 300 raketa u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit, 60 prej të cilave u kapën nga sistemi i anti-raketave.
Nga ana e saj, Forca Ajrore Izraelite (IAF) u kundërpërgjigj duke goditur mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës, duke lënë kështu të paktën dy të vrarë dhe një të plagosur.