Ambasadori i Izraelit vlerëson Lorik Canën: Model në fushë dhe jashtë saj
Kryediplomati Boaz Rodkin takon ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, vlerësoi me nota maksimale Lorik Canën, ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
“Një kënaqësi e vërtetë të takohem me Lorik Canën, ish-kapitenin e Ekipit Kombëtar Shqiptar të Futbollit, aktualisht ambasador i futbollit të bazës për fëmijët në Shqipëri. Një model i vërtetë në fushë dhe jashtë saj”, shkruan ambasadori Rodkin në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”.