“Vendi i lumtur”, Izraeli i 11-ti në botë
“The World Happiness 2018” përfshin 156 shtete. Shqipëria renditet e 112-ta dhe Kosova e 66-ta.
Izraeli renditet si vendi i 11-të më i lumtur në botë në raportin “The World Happiness 2018”, ku renditen 156 shtete sipas nivelit të tyre dhe lumturisë.
Raporti ka edhe një klasifikim prej 117 vendesh sipas lumturisë së emigranteve të tyre.
Vendin e parë e mban Finlanda. Në Top 10 janë edhe Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia.
Shqipëria renditet e 112-ta dhe Kosova e 66-ta.
Renditja e vendeve përsa u përket lumturisë bazohet në “të ardhurat, kujdesin shëndetësor, mbështetjen sociale, lirinë, perceptimin e korrupsionit, besimin dhe gjenerozitetin”, si faktorë që përcaktojnë mirëqenien.