Izraeli kalon ligjin për kanabisin, tregu arrin në 1 mld dollarë në vit

Izraeli konsiderohet një parajsë për kompanitë mjekësore të kanabisit dhe ka tërhequr vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë


Parlamenti izraelit miratoi të martën një reformë që do të lejonte eksportin e kanabisit mjekësor të mbjellë dhe të përpunuar në vend. Ligji kaloi pa kundërshtime. Zbatimi i reformës, për të cilën është punuar që nga viti 2016, ende është në pritje të një votimi përfundimtar nga ministrat e vendit.

Reforma parashikohet të sjellë vendin diku midis 70 milion dhe 1 miliard dollarë në vit.

Ndonëse kanabis mbetet i paligjshëm për përdorim rekreativ në Izrael, lejet mjekësore për konsumimin e kanabisit për çështjet e shëndetit fizik dhe mendor janë shpërndarë në vend që nga viti 2008.

Me dhjetëra startape dhe kompani të lidhura me kanabisin dhe fonde qeveritare në dispozicion për kërkimin, mjekimin dhe programet e trajnimit për mjekët, Izraeli konsiderohet një parajsë për kompanitë mjekësore të kanabisit dhe ka tërhequr vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë dhe klientëve potencialë për vite me radhë.

Që nga fillimi i reformës së planifikuar, shumë fermerë izraelitë kanë aplikuar për licenca të bujqësisë dhe marketingut të kanabisit mjekësore, dhe disa kompani ndërkombëtare kanë ndërmarrë hapa për të ngritur operacione lokale duke pritur që reforma të kalojë. Pengesat burokratike që kanë vonuar reformën lanë fermerët dhe sipërmarrësit në terr, duke udhëhequr disa kompani izraelite për të ngritur ferma jashtë Izraelit.

Projektligji u ndryshua para se të paraqitej para parlamentit, duke i dhënë policisë izraelite të thotë fjalën e saj në procesin e lëshimit të lejeve bujqësore dhe të përpunimit.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit