Ministrja kosovare e Integrimit, Dhurata Hoxha: Shqiptarët rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë
Ministrja kosovare e Integrimit, mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit
Ministrja kosovare e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, në një mesazh të saj të postuar në Facebook me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, shkruan se “dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë”
“Në këtë ditë, shprehim respekt edhe për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët. Njerëzimi, sfidat e tilla, nuk duhet t’i lejojë të shfaqen më në asnjë vend!”, shkruan ministrja Hoxha, që ka postuar edhe dy foto, njëra prej tyre shkuan “Ne kujtojmë”.