Artisti izraelit Roy Maayan, ekspozitë në Tiranë për artin e qeramikës

Ambasada e Izraelit në vendin tonë ka nisur një projekt për artin e qeramikës. Hera e parë që ambasada bën një projekt të tillë dhe në Shqipëri këto ditë është artisti i njohur në artin e qeramikës Roy Maayan, i cili së bashku me artistin Pëllumb Rira me punët e tyre çelin ekspozitën “Potters Duo”.


Nga Julia Vrapi, Gazeta Sot

Ambasada e Izraelit në vendin tonë ka nisur një projekt për artin e qeramikës. Hera e parë që ambasada bën një projekt të tillë dhe në Shqipëri këto ditë është artisti i njohur në artin e qeramikës Roy Maayan, i cili së bashku me artistin Pëllumb Rira me punët e tyre çelin ekspozitën “Potters Duo”. I gjendur në Tiranë për ekspozitën artisti Roy Maayan tregon se me artin e qeramikës ka nisur të merrej që kur ishte në moshën 8 vjeçare. “Unë fillova duke krijuar me baltë që kur isha 8 vjeç dhe nuk u ndala kurrë që nga ajo kohë. Unë jetoje me qeramikën”, tregon artisti Maayan, i cili është ftuar nga Ambasada e Izraelit në vendin tonë. Ekspozita e dy artistëve do të vijë me titullin “Potters Duo”. Puna që ka krijuar Maayan për ta prezantuar në ekspozitë titullohet “Shqiponjë me dy kokë në një kanat”. “Kam përdorur dy simbole të njohura izraelite: një kanat plastike, shumë të zakonshme në ndërtesat izraelite (sidomos në lagjen time, kur unë isha një fëmijë) dhe “Krembo” një ëmbëlsire e përbashkët që e di çdo fëmijë. I transformova ato në botën time dhe i ktheva në objekte qeramike. Në të njëjtën kohë unë kërkova simbolet shqiptare. Pra, simbolet izraelite dhe shqiptarë janë integruar së bashku në furrë qeramike në objekte të rëndësishme”, pohon artisti izraelit. Në Tiranë për të treguar artin e tij në punët me qeramikë, ai tregon se Izraeli deri në vitin 1980 ka pasur industrinë e qeramikës, por më pas për shkak të produkteve nga Kina kjo u zbeh. “Në të kaluarën ka pasur me shumë e artistë arabë në fshatra, por shumica e tyre nuk janë më me këtë art për fat të keq. Në 1940 një grup i vogël grash filluan të praktikonin artin e qeramikës në Izrael dhe që atëherë ajo ka filluar të zhvillohet. Deri në 1980 në kishim industrinë qeramike, por që kur filluan te vinin produkte të lira nga Kina kudo ajo u ndal. Ne kemi një komunitet mjaft të madh të artistëve të qeramikës dhe ju mund të shihni atje punimeve të shumta në ekspozita dhe aktivitete të rëndësishme rreth botës”, tregon izraeliti Maayan.

Projekti në artin e qeramikës

Ndërsa tregon se është hera e parë që vjen në Shqipëri, artisti Roy Maayan vlerëson dhe bashkëpunimin me artistin shqiptar. “Unë jam ftuar nga Ambasada e Izraelit dhe është një projekt shumë i mirë. Shumë ndryshe nga çfarë di deri tani. Unë jam duke punuar me një artist të ri shumë të talentuar Pëllumb Rirën. Ne prej muajsh shkëmbejmë ide dhe është nder të punosh dhe të bësh ekspozitë me të në Tiranë dhe shpresojë një ditë dhe në Izrael”, pohon më tej ai. Diplomuar në Akademinë e Artit dhe Dizajnit në Jeruzalem “Betsaleeli” ai ka përfunduar Masterin në artet multidisiplinare në Universitetin e Tel-Aviv. Ka hapur studion e tij që në 2004. Jep mësime për artin e qeramikës dhe është vlerësuar me ekspozita në Izrael dhe jashtë tij. Për artistin shqiptar Pëllumb Rira arti i qeramikës në vendin tonë ka një zhvillim normal si proces artistik. “Në procesin e zhvillimit industrial qeramika ka qenë prezent 3 dekada më parë kur ishin të angazhuar shumë artistë, të cilët studiuan jashtë vendit dhe sollën këtu eksperiencën e tyre. Ka pasur industri prodhimi me të gjitha kushtet dhe standarde europiane të kohës, pra ka pasur një zhvillim të rëndësishëm dhe konkret. Në ditët e sotme qeramika artistike, industriale është prezent vetëm në universitet si program mësimor. Aty fillon dhe aty ndalon edhe me mbarimin e universitetit nga studentët. Kjo ndodh pasi në vendin tonë nuk ka kërkesa të qeramikës industriale edhe në rast se do të kishte kjo do të kërkonte një industri gjigante, e cila do të prodhonte këtë produkt multifuksional”, pohon artisti Rira. Në këtë ekspozitë të përbashkët do të prezantohen dy vepra. E para është një proces studimor 18 vjeçar, e cila bëhet prezent për herë të parë në artin e qeramikës artistike. Vepra e dytë prezanton bashkëjetesën e materialeve të ndryshme. Arkitekturë dhe skulpturë, ku qeramika është prezente si proces industrial dhe artistik.

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit