Çmimi letrar “Azem Shkreli” në Kosovë, në garën ndërkombëtare edhe poetja izraelite Hava Pinhas Cohen

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca, Izraeli dhe Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime. Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinhas Cohen, Rafaël Newman, Antonio Della Rocca kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.



Për të 17-ën herë me radhë në Pejë, më 23 e 24 maj 2019, do të organizohen takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca, Izraeli e Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime.

Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinhas Cohen, Rafaël Newman, Antonio Della Rocca kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre

Përveç autorëve të huaj, edhe autorë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të paraqiten me poezi.

Në sesionin tematik në kuadër të takimeve do të mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejës” , ku do të referojnë studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala.

Azem Shkreli

Në sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skënder R.Hoxhёs, Anton Nikё Berisha do të promovojë kompletin e librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, në zhanrin e prozës promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje në kornizë”, ndërsa përmbledhje me poezi do të promovojnë: Erenestina Gjergji–Halili, Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi.

Ndërkaq, Shkolla e Arteve do të hap ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë.

Juria do të ndajë: çmimin “Azem Shkreli” për kontributin në gjuhën dhe letërsinë shqipe i cili këtë vit i ndahet një ndërkombëtari, çmimin ndërkombëtar “Lirikat e Azemit” “poezia më e mirë” për poezinë më të mirë konkurruese, çmimin “Bulëzat” për krijuesit e rinj, si dhe çmimin “Lirisë” dhe “Besa-Besë”që sivjet jepen për herë të parë./klankosova.tv/.

***

POETJA IZRAELITE HAVA PINHAS COHEN

Poete, botuese, lektore e arteve në Jerusalem. Studiuese dhe kërkuese shkencore në Universitetin Bar Ilhan, prej vitit 2012.

Themeluese dhe drejtuese e revistës “ Dinooy”, prej vitit 1989.

Është autore e shumë librave me poezi, dhe autore e librave me studime për letërsinë, gjuhën, artet, kulturën hebraike.

Ndër temat e saj kërkimore janë për shtrirjen e kulturës hebraike në Ballkan, prej periudhës së shekullit të xv deri në luftën e dytë botërore dhe Holokaustin.

Është përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë dhe vende të botës.

Ndër librat e saj të fundit, kritika ka çmuar ‘ Të bashkosh të ndarët’ , botuar nga Siracuse University Press, 2016 dhe libri me biseda titulluar , ‘Shkolla e njeriut’, me poetin Israel Eilzar.

Është laureate e disa prej çmimeve më prestigjioze të Izraelit dhe disa çmimeve ndërkombëtare.

Është botuar në Angli, Francë, Gjermani, Holandë, Bullgari, Serbi, Kinë, Turqi, Slloveni, Maqedoni.

Është përkthyer në gjuhën shqipe nga Entela Kasi.

 

POEZI NGA HAVA PINHAS COHEN

 

Urë për të ndarët

Dhe Abrahami u zgjua herët

Pa ditur se po ecte kodrave të Jerusalemit

Ndërsa binte dielli në kodrat e Moabit

Shkëmbinjve të kuqerremtë të artë

Dhe era e ftohtë e vjeshtës

Hyrë në eshtra

Nën lëkurë dridhej

Në tokën mbetur pas shkëmbinjve

Mbolla dadofil dhe anemene

Perime të dimrit për supë të gjelbër

Ndryshe nga ati nuk mbolla

Fruta ose pisha

Shegë, portokaj, ullinj

Sikur

Të gjitha së bashku

Të mund të kthenin

Dashurinë

 

NJË GRUA

Mundesh përherë të pastrosh veten prej meje

Mundem të mbaj farën e jetës për shumë kohë

Fshehur botës ndërsa rrugësh

Endem

Mund të shuhesh nga faqja e dheut

Në luftën e fundit

Mundem të mbaj fëmijën tënd për shumë vjet

Pa ty. Ndaj të gjitha mërzitë kanë një emër

Mbetur kështu në përkujdesje

Për ty, pa mua

Po pastaj?

Pas meje do mbetet kujtesa

Gjithçka që syri pa

Një djep litaresh kësaj kete

Mbetur në qafën e bijës

Pezull

 

LUTJE

Kur një fëmijë është në krahët e mia

Jeta ka shijen e qumshtit

Netëve zemra që regëtin

Është zëri i jetës

Trenat…

Në një stacion të njohur kësaj toke

Këmbë zbathur, e dobët

Hap krahët

Si brirët e cjapit në teh të greminës

Toka i pëshpërit

Qiejve

Të dëgjohet në tempullin e mëshirës

Si hije tingujt

Dhe fiken

Lutem mos vihen në provë

Drurësh dhe thëngjijsh

Ku era përhap zjarrin

Tymin

Mos luajmë qorrazi

Me nënat

Dëshpëruar zërat, sytë,

Lutjesh mbetur në klithma

Që nuk mund të dëgjohen

Ku je ti?

Të bashkosh të ndarë!

 

KËNGË TË SHTËPISË

Ka zogj të ikur andej tej

Dhe duna rëre atje tej

Dhe tej andej, të ikur

Ndërsa bëhem pemë

Të gjithë janë thjesht emra

Dikur diku pashë një pinguin të çiftëzohej në akull

Pashë si solli një gur në folenë e saj,

E më vonë la atje një eshtër të gërryer

E më tej një flatër, një tjetër guacë

“ Kjo është rrëfenjë vendesh të ftohta”- tha ai

“Tash kemi strehë” – sikur të ishte dashuria dhe fryma

Ndërsa ikte me strehën e shtëpisë

Mbi shpinë.

 

THUHEJ SE ISHIM THESAR

Thuhej se ishim thesar

Por kur fushat e pambukut ishin bosh

Kur shiu i stinës ra

Shtrati im u nxeh dhe pylli u dogj

Zjarri, era, tymi, tutje largoi zogjtë

Që ikën

Pas nesh mbetën pragjet e djegur dhe gardhinjtë

Zogjtë

Të kapur, të zhveshur, të çmerritur.

 

KUFIJTË

Dhe ti më the që kufijtë kanë ngrirë

Ndërsa sytë e verbër

Shohin të tjera gjëra

Tej qelqeve, larg

Gjuha ime qenka bërë e butë

Nga koha

Atëherë u ngrita, mbështjellë në katër anët

Me vendin mbi krye

Nëse nuk mundem të lexoj ngjarjet

Së paku mbi to bie

Natës zgjohen fjalët

Që pluskojnë si engjëj

Trupit tim të djegur

Pastaj ti do heshtësh

Asgjë nuk më përmban.

Përshtati shqip: Entela Kasi

 

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit