Ambasada e Shqipërisë në Izrael: Ne jemi me ty Jonida, votoni numrin 2!
Ambasada e Shqipërisë në Izrael u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe Komunitetit Shqiptaro-Hebre që jeton në Izrael të mbështesin këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqin në natën finale të Eurovision 2019
Ambasada e Shqipërisë në Izrael u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe Komunitetit Shqiptaro-Hebre që jeton në Izrael të mbështesin këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqin në natën finale të Eurovision 2019, që do të zhvillohet këtë mbrëmje në Tel Aviv, duke nisur nga ora 21:00.
“Finalja e Eurovision sonte në mbrëmje. Ne ftojmë të gjithë shqiptarët jashtë shtetit dhe Komunitetin Shqiptaro-Hebre në Izrael të Mbështesin Shqipërinë dhe Jonidën, duke votuar numrin 2. Ne jemi gjithmonë këtu për ty Jonida”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.