Anila Bega Cohen: Sistemi i edukimit parashkollor në Izrael është i duhuri për Shqipërinë
Në Shqipëri, programi “GAN” aplikohet me sukses në kopshtin “SHALOM Center Albania”.
Nga Anila Bega Cohen, Themeluese dhe CEO e SHALOM CENTER ALBANIA
Arsimimi në Izrael fillon në një moshë shumë të vogël në mënyrë që të sigurojë përkrah zhvillimit fizik edhe atë socialo-emocional dhe atë gjuhësor.
33% e popullsisë se Izraelit përbehet nga fëmije nen moshën 17 vjeç. Shumica e fëmijëve te moshave 2,3 dhe 4 vjec ndjekin kuadrin parashkollor ne programet e financuara nga qeveria lokale.
Përveç kopshteve te bashkive, operojnë edhe programe te qendrave te kujdesit ditor nga organizatat e grave,si dhe kopshte private. Te gjitha këto programe quhen “GAN”.
SI ËSHTË ORGANIZUAR NË IZRAEL PROGRAMI “GAN”
Kombinimi i organizimeve bashki,shoqëri civile dhe partneritet privat kane krijuar themele solide dhe te harmonishme për një edukim dhe mirërritje te fëmijëve te vegjël.
Qasja edukative e metodologjisë GAN inkurajon fëmijët te rriten te sigurte duke u mbeshtetur ne pikat individuale me te forta dhe duke zhvilluar pikepamjet personale te secilit.
Cikli parashkollor per femijet 5-vjecar është i detyrueshëm. Ne tërësi kurikula e modelit GAN synon te pajise femijet me aftesite themelore duke perfshire konceptet gjuhesore numerike,nxit aftesite krijuese dhe njohese si dhe promovon aftesite sociale.
Kurikula eshte e ndertuar mbi 7 fusha aktiviteti
- Programi GAN eshte mjaft I pasur ne aktivitete qe ndihmojne ne perceptimin e vetvetes dhe te botes, hap pas hapi, nga gjerat e vogla tek konceptet e medha, nga eksperiencat e rutines se perditshme deri tek pergjithesimet klasike. Ai eshte hartuar per te ndertuar vetbesim ,per te stimuluar kureshtjen dhe entuziazmin natyral te femijeve.
- Programi “GAN” i jep nje rendesi te vecante mesimit permes lojes. Sipas filozofise GAN loja perfaqeson lirine . Asgje nuk eshte me serioze se loja sepse ne loje femija ndjehet prezent dhe i rendesishem, e keshtu ai zbulon pikat e tij te ekuilibrit.
Edukimi multikulturor eshte nje nga pikat me te forta te ketij programi,e cila koordinon pozitivisht diversitetin etno kulturor shume prezent ne popullsine e Israelit.
Kurikula e te gjithe programve parashkollore GAN udhehiqet dhe mbikqyret nga Ministria e Arsimit te Izraelit. Ne zonat e pafavorizuara edukimi I femijeve mbeshtetet plotesisht nga Ministria.Prinderit jane partnere me institucionet , ne konceptin afatshkurter dhe ate afatgjate,duke e bere perfshirjen e komunitetit pjese aktive dhe te qendrueshme te edukimit ne vitet e para te jetes
Ajo qe e con programin “GAN” ne majat e suksesit te arsimit parashkollor eshte ndertimi , vendosja dhe analizimi I tri pyetjeve te thjeshta.
SI PO ZBATOHET PROGRAMI “GAN” TE SHALOM CENTER ALBANIA
Ne Shqiperi program GAN aplikohet me shume sukses prej disa vitesh ne kopshtin SHALOM Center Albania. Kopshti “Shalom Albania” është i vetmi institucion parashkollor qe punon sipas modelit izraelit “GAN” ne Ballkanin Perëndimor,duke materializuar ne edukim historinë e miqësisë se dy popujve tane miq ne kohe te vështira. Se shpejti do te shtrihet edhe ne Kosovë.
Ne epokën qe jetojmë,ku violenca është mjaft prezente institucioni i kopshtit duhet te përfaqësoje mundësinë e nje Bote pa ane te këqija, te një shoqërie pa konflikte,duke vene ne qendër edukimin e gjithanshëm,kuptimin e komunitetit dhe vlerën e solidaritetit.
TRI PYETJET THELBËSORE TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR
- Cfare deshirojne femijet nga kopshti?
- Cfare deshirojne prinderit nga kopshti ?
- Cfare deshiron shoqeria nga kopshti?
Ne kete forme programi izraelit i jep mundesine cdo femije, familje dhe grupi shoqeror te gjeje menyrat personale te rritjes, se bashku me te tjeret por jo domosdoshmerisht si te tjeret. Te jete pjesemarres me te gjithe qenien ku trupi dhe psikika, mendimi dhe ndjenja , ndjenjat dhe njohurite, bota e brendeshme dhe bota e jashtme te nderveprojne ne vazhdimesi,pa filtra. Te ndjehen te lire te thone ate qe bejne dhe te bejne ate qe thone.