Izraeli prezanton radarin e gjeneratës së re
ELM-2084 Multi-Mission Radar (MMR) siguron aftësi të mbrojtjes ajrore për klientët anembanë botës, si dhe radarët e “Iron Dome”, “David’s Sling” dhe IAI-së dhe sistemet “Barak”.
Njësia ELTA Systems në varësi të Israel Aerospace Industries Ltd. prezantoi gjeneratën e ardhshme të radarëve, të quajtur ELM-2084 Multi-Mission Radar (MMR).
Ky sistem siguron aftësi të mbrojtjes ajrore për klientët anembanë botës, si dhe radarët e “Iron Dome”, “David’s Sling” dhe IAI-së, sistemet e armë “Barak”.
Versioni i ri, i quajtur MS-MMR (Multi-Sensor MMR), bashkon sensorë shtesë ELTA në sistemin MMR kryesor duke ofruar një pamje aktive, pasive dhe të kombinuar ajrore të situatës (ASP). Sistemi do të prezantohet për publikun në “Paris Air Show” në ditët në vijim.