Policia belge kerkon bashkepunetorin ne vrasjet ne Muzeun Hebre
Izraelisot.com, 23 janar 2015 – Policia belge është duke kërkuar për një bashkëpunëtor të mundshëm të terroristit që vrau katër hebrenj në Muzemum Hebre në Bruksel gjatë majit të kaluar.
Shtetasi francez Mehdi Nemmouche, tashmë në burg në Belgjikë, dyshohet se është pjesëmarrës në sulm, pasi kishte shpenzuar vitin 2013 duke luftuar në Siri me rebelët islamikë.
Autoritetet tani janë duke kërkuar për një peson që ishte duke ecur përkrah Nemmouche afër stacionit të trenit të Brukselit Verior katër ditë pas sulmit.
Kamerat e muzeumit treguan një burrë që kishte veshur një kapelë të zezë dhe një xhaketë blu teksa hynte në ndërtese, me një Kalashnikov jashtë çantës duke qëlluar në dhomë, përpara se të largohej.
Nemmouche u kap gjatë një kontrolli rutinë në një stacion autobusi në Marsëjë dhe u ekstradua në Belgjikë.