Hebreu Stanford Ovshinsky, “babai” i baterive të celularëve dhe DVD-ve
Për shkak të kontributit të tij radikal në shkencë, ai krahasohet me Albert Ajnshtajnin, por dhe me Tomas Edisonin
Bateritë me bazë nikeli kanë një përdorim të gjithanshëm, duke filluar nga laptopët, kamerat dixhitale, telefonat celular, makinat hibride dhe elektrike.
Por, jo të gjithë ne e dimë se pas tyre qëndron një emër i madh, shpikësi i mbi 400 patentave të regjistruara në më shumë se pesëdhjetë vjet: Stanford Robert Ovshinsky (24 nëntor 1922 – 17 tetor 2012), amerikani me orgjinë nga hebrenjtë e Lituanisë.
Ovshinsky ka shpikur edhe CD-të e rishkrueshme dhe disqet DVD, si dhe ka shumë patenta në fushën e energjisë dhe informacionit. Ai pati një dashuri të madhe për shkencën.
Prindërit e Stanford Robert Ovshinsky, babai, Benjamin Ovshinsky nga hebrenjtë e Lituanisë dhe nëna nga hebrnjtë e Bjellorisë, Bertha Munitz, mbërritën në SHBA rreth 1905.
Përpara se të diplomohej në qershor 1941, Ovshinsky punoi si vegla bërë dhe makinist në dyqane të ndrshme të lidhura me industrinë e gomës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai themeloi kompaninë e tij, Stanford Roberts, ku aplikoi edhe shpikjet e para në industrinë e lëvizhme. Më pas kompania e tij nisi të zhvillonte bateri, panele diellore, ekrane të sheshta kristali, e cila u kthyen në biznes fitimprurës.
Për shkak edhe të kontributit të tij radikal në shkencë, shpeshherë ai krahasohet me Albert Ajnshtajnin, por dhe me Tomas Edisonin. Ai përshkruhet si “vizionari modern më i rëndësishëm në botën e energjisë”.
Stanford Robert Ovshinsky vdiq në moshën 89-vjeçare, nga kanceri i prostatës, në Bloomfiel Hills, Miçigan.