Teknologji ushtarake izraelite ne makinat tona
Izraelisot, 24 janar 2014 – Një teknologji ushtarake izraelite, shumë shpejt do të jetë e pranishme në makinat tona.
BrightWay Vision është një kompani izraelite e themeluar në vitin 2010 nga David Ofer, ish-drejtor i përgjithshëm i Elbit.
Ajo ka dalë nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (R&D) e Sistemeve Elbti, një nga shoqëritë elektronike kryesore në botë në fushën e mbrojtjes dhe e kuotuar në bursën e Nasdaq,
Aktiviteti i BrightWay Vision konsiston të zhvillojë për tregun civil dhe pikërisht për tregun e automobilave disa çështje të teknologjisë të fushës ushtarake, por që janë të lidhura me pamjen gjatë natës.
Objektivi i BrightWay Vision është të eliminojë rreziqet e lidhura gjatë drejtimit të makinës natën apo situatave me shikueshmëri të keqe për shkak kushteve meteorologjike.
Bëhet fjalë për përdorimin e një teknologji inovatore të pamjeve duke përdorur një lazer, të vendosur brenda dritave, kështu që një kamera e vendosur transmeton imazhet (gurë, pemë, kafshë, tabelat e sinjalistikës, etj) në një ekran qendror brenda kabinës së shoferit. Sistemi i ofron shoferit një panoramë të rrugës shumë të qartë, përfshirë edhe në rastin e mungesës së llambave apo ndriçimit të ambientit. Ajo ofron një imazh koherente dhe optimal për shoferin edhe në rast të kohës së keqe, për të shmangur aksidentet e mundshme.
Prototipi BrightEye pritet të vendoset nga fabrikuesit e General Motors, Ford dhe Chrysler brenda katër viteve të ardhshme, por ai mund të integrohen edhe me sistemet e makinave të tjera.