Ushqimi i se ardhmes: mishi fabrikohet ne laborator
Izraelisot, 24 janar 2014 – Mishi i së ardhmes do të prodhohet në laboratorë?
Në kuadrin e një projekti inovator në fushën e kërkimin të mishit “artificial”, një ekip kërkuesish i Departamentit të inxhinierisë biomjekësore të Universitetit të Tel-Aviv, të udhëhequr nga Dr. Amit Gefen, specialist botëror në fushën e gjenetikës së muskujve, do të tentojë të zhvillojë në metodë për fabrikimin e gjokseve të pulës në laborator.
Studimi, i porositur nga Fondacioni për Bujqësinë Moderne, organizatë jofitimprurëse të themeluar në vitin 2014 në Izrael, synon të reduktojë varësinë nga raporti i ushqimeve me orgjinë kafshërore, dhe ka për qëllim të vlerësojë mundësinë e prodhimit “in-vitro” të këtij lloj mishi.
“Me rritjen e madhe të popullsisë botëror dhe duke parë të ardhmen, njerëzimi ka nevojë të zhvillojë modele më të gjata të prodhimit ushqimor. Inxhinieria e muskujve mund të ofrojë zgjidhje në këtë rast, duke përdorur teknologjinë e prodhimit në laborator”, tha Dr. Amit Gefen.