Izraeli në Konferencën Mesdhetare të OSBE-së të zhvilluar në Tiranë
Shqipëria ishte vendi organizator i punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së, teksa kryesonte Grupin e Kontaktit për Mesdheun. Të pranishëm nga Izraeli ishin ambasadori izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, zëvendësambasadorja Liora Peleg. Fjalime nga delegacioni izraelit mbajtën Avital Leibovich, drejtoresha e American Jewish Committe për Jerusalemin, si dhe Dan Dan Catarivas, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Bashkimi Europian.
Izraeli ishte i pranishëm në Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, të zhvilluar në Tiranë (Shqipëri) më 24-25 tetor 2019.
Shqipëria ishte vendi organizator i punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së, teksa kryesonte Grupin e Kontaktit për Mesdheun.
Në të morën pjesë 57 vende anëtare të OSBE-së si dhe vende mesdhetare, të tilla si Izraeli, Egjipti, Jordania, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.
Të pranishëm nga Izraeli ishin ambasadori izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, zëvendësambasadorja Liora Peleg. Fjalime nga delegacioni izraelit mbajtën Avital Leibovich, drejtoresha e American Jewish Committe për Jerusalemin, si dhe Dan Dan Catarivas, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Bashkimi Europian.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj theksoi se, në fokus të Konferencës, është përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut, duke u ndalur në rëndësinë e dialogut, përballimin e sfidave të përbashkëta dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.