Shqipëri-Izrael, marrëveshje për menaxhimin zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve
Marrëveshje bashkëpunimi mes agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi: Ekspertiza dhe asistenca më e mirë izraelite për të shndërruar zonat e mbrojtura në histori suksesi dhe në destinacione të vërteta turistike
U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit midis agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri.
Kjo marrëveshje vjen si një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit dhe ekspertiza e asistenca më e mirë izraelite do t’i shndërrojë zonat tona të mbrojtura në histori suksesi dhe destinacione të mirëfillta turistike.
“Një punë e nisur prej kohësh me shtetin e Izraelit, finalizohet me një marrëveshje bashkëpunimi midis dy agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare dhe izraelite për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe ekosistemeve në Shqipëri. Ekspertiza dhe asistenca më e mirë izraelite për të shndërruar zonat e mbrojtura në histori suksesi dhe në destinacione të vërteta turistike”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete, resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.
Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur.