Konferenca fetare në Tiranë, Chabad: Shqipëria, një shtet miqësor ndaj hebrenjve
Faqja zyrtare e Chabad në Shtetet e Bashkuara, e cila i kushtohet judaizmit dhe lëvizjes të hebrenjve hasidikë ortodoksë, i bëri jehonë konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për Paqen”, që u zhvillua këto ditë në Tiranë, me iniciativën e Presidentit të Shqipërisë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, si dhe pjesëmarrjes së kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.

“I dërguari i Rebbe (rabinit kryesor) punoi për të shenjtëruar emrin në konferencën fetare në Shqipëri” ishte titulli, dhe më poshtë teksti i plotë.
“Shqipëria mbajti një konferencë ‘Feja për Paqen’ javën e kaluar të iniciuar nga Presidenti i Shqipërisë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve. Kryerabini i Shqipërisë, Joel Kaplan, i cili është ftuar personalisht nga presidenti, mori një pjesë aktive në konferencë dhe përfaqësoi me nderim Judaizmin. Shqipëria është një shtet shumë miqësor ndaj hebrenjve dhe qeveria ka bërë shumë gjëra, edhe falë Rabinit Joel Kaplan për hebrenjtë e vendit dhe turistët e shumtë që e vizitojnë atë”.
Chabad ka publikuar një numër fotosh nga konferenca dhe takimet që ka zhvilluar rabini Yoel Kaplan.