Ekspertët izraelitë testojnë selinë e shenjtë: Kryegjyshata Bektashiane është e sigurt!
Ekspertët izraelitë u pritën nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ky është grupi i dytë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Shqipëri, pas atij të kërkim-shpëtimit.
Tërmeti 6.4 ballë i datës 26 nëntor i shkallës Righter që goditi Durrësin dhe Shqipërinë, ka shkaktuar dëme në materiale edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.
Ekspertët izraelitë u pritën nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kjo vizitë është e veçantë, sepse në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore. Ekspertët po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke parë të gjitha pasojat që mund të jetë shkaktuar në ndërtesë.
Ky është grupi i dytë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Shqipëri, pas atij të kërkim-shpëtimit.
Ky grup ekspertësh pritet të japin verdiktin mbi pasojat që ka pësuar godina e Kryegjyshatës Botërore nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Shumë vende të botës kanë dhënë ndihmën e tyre ndaj Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Shumë vende kanë dhënë ndihmë edhe në aspektin humanitar.
Një nga ekspertët izraelitë u shpreh për “News 24” se ndërtesa ka dëme, por është e sigurt. “Ka dëmtime në ndërtesë, por në tërësi ajo është e sigurt”, tha eksperti.
Kryegjyshata ka pësuar disa dëme në mure, ndërsa ekspertët do të vlerësojnë gjithçka. Godina ka rreth 14 vjet që është ndërtuar. Në Kryegjyshatë, asgjë nuk është prekur që nga tërmeti i 26 nëntorit, me qëllim që vlerësimi të bëhet më i saktë.