“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë sjell gjashtë filma të njohur izraelitë
“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë (15-17 janar 2020) do të sjellë për filmdashësit kosovarë gjashtë filma të njohur dhe të suksesshëm, jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës.
“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë do të sjellë për filmdashësit kosovarë gjashtë filma të njohur dhe të suksesshëm, jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas programit të publikuar nga organizatorët: Ambasada e Izraelit në Beograd, Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova dhe Fakulteti i Arteve në Prishtinë, “Java e Filmit Izraelit” do të zhvillohet nga data 15-17 janar 2020.
Tri filma do të shfaqen në Kino “ABC” në Prishtinë, dhe tri të tjerë në sallën e Fakultetit të Arteve.
“Zero Motivation” (Zero motivim), “Wedding Doll” (Martesa e Kukullës) dhe “Final Victory” (Fitorja Përfundimtar) do të shfaqen në Kinemanë “ABC”, ndërsa “Life in Stills”, “Band’s Visit (Vizita e Bandës) dhe “May your memory be love” (Le të jetë kujtesa juaj dashuri) në Fakultetin e Arteve.
Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës.
Ceremonia e Hapjes së “Javës së Filmit Izraelit” në Kosovë, përkon me shfaqjen e filmit “Zero Motivation” të regjisores Talya Lavie, më 15 janar ora 18:00 në Kino “ABC” Prishtinë.