Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: BESA, kodi shqiptar që mbrojti hebrenjtë
Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, me rastin afrimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, përmes një statusi në Twitter ka rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore
Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, me rastin e Ditës së Përkujtimi te Holokaustit, përmes një statusi në Twitter ka rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e shoqëruar atë më foto të Memorialit që ndodhet në Parkun Kombëtar në Liqenin Artificial të Tiranës. Memoriali është shkruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe hebraisht.
“Ndërsa Dita e Përkujtimit të Holokoustit po afrohet, le të kujtojmë Shqipërinë.
200 hebrenj jetonin para Luftës së Dytë Botëore. Me gjithë pushtimin nazist, atje ishin rreth 2000 në fund të luftës.
Arsyeja? Tradita e nderuar e Shqipërisë, BESA, një kod nderi që mbrojti hebrenjtë që gjetën strehim këtu. #Ne kujtojmë”, shkruan Z.Harris në statusin e tij.
As #HolocaustRemembranceDay nears, let’s recall ALBANIA ??.
200 Jews lived in pre-WW2 ??. Despite Nazi occupation, there were an est. 2000 at war’s end.
The reason? Albania’s venerable tradition of BESA, a code of honor that protected Jews who found refuge there.#WeRemember pic.twitter.com/8zGYGRDoWt
— David Harris (@DavidHarrisAJC) January 19, 2020
Ambasada e Shqipërisë në Izrael, duke e ripostuar mesazhin e Drejtorit Ekzekutiv të American Jewish Committee, shkruan:
“Faleminderit David Harris që gjithmonë e rikujton kontributin e Shqipërisë në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve!”.
Thank you @DavidHarrisAJC for always recalling ?? contribution in sheltering and protecting Jews! https://t.co/pX7vxH8miW
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) January 19, 2020