Labinot Maliqi: Krenar që jam Imam i një shteti ku antisemitizmi nuk ka ekzistuar kurrë

Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” organizoi shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit. Fjalim mbajti edhe Imami Labinot Maliqi, Drejtor ekzekutiv i organizates joqeveritare “Qendra Kosovare për Paqe”


Sot, me datë 27 Janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” organizoi shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit.

Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z. Ruzhdi Shkodra, Deklaraten kryesore ish-Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip Kosnett dhe z.Labinot Maliqi- Drejtor ekzekutiv i organizates joqeveritare “Qendra Kosovare për Paqe.” Të pranishëm ishin përfaqësues të stafit diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës,përfaqësues të Institucioneve të Republikës së Kosovës,prijës fetar,përfaqësues të FSK-së,ushtarë amerikan, historianë, profesorë.

Fjala e Imam Labinot Maliqi

I nderuar miku im, z. Rushdi Shkodra,
E nderuar Presidente, znj. Jahjaga,
I nderuar Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkelqësia juaj, z. Kossnet,

Zonja dhe zotërinj,

Ndihem thellësishtë i nderuar që gjindem së bashku me ju sot, dhe bashkarisht po shënojmë 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit. Në këtë ditë, ne e nderojmë kujtimin e miliona krijesave të Zotit, nënave dhe vajzave, baballarëve dhe djemve, të cilët humbën jetën gjatë një periudhe nënçmimi dhe çnjerëzimi të pashembullt.

Sot kujtojmë se çfarë ndodh kur klithma e pafuqishme kërkon ndihmë, dhe të fortit refuzojnë të përgjigjen. Holokausti na kujton përgjithmonë se, njohuritë e divorcuara nga vlerat mund të shërbejnë vetëm për thellimin e makthit njerëzor, se një kokë pa zemër nuk është njeri.

Një nga mësimet kryesore që duhet të mësohet nga Holokausti, është nevoja për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve, kudo që të jenë, pa marrë parasysh besimin, përkatësinë etnike, gjininë apo bindjet politike, sepse Holokausti nuk filloi në dhomat e gazit, ajo filloi me retorikën e urrejtjes shumë kohë më përpara.

Pra, nëse fjalët mund të përhapin urrejtjen, ato mund të përdoren gjithashtu për të përhapur dashuri, tolerancë dhe mirëkuptim. Ato mund të përdoren për të promovuar kohezionin e komunitetit dhe besimin se, edhe nëse nuk pajtoheni me idealet e dikujt, ose nuk pajtoheni me bindjet e tyre, nuk do të thotë që ju nuk duhet t’i respektoni ata, dhe pse jo të mos jetoni përkrah tyre në harmoni.

Të flasësh për gjenocidin, ne si shqiptar e dijmë shumë mirë se çfarë do të thotë, sepse ne ende i kemi plagët e hapura dhe kujtesën e freskët nga gjonocidi i kryer nga pushtuesi serb.

Dhe me këtë rast, në emër të gjithë shqiptarëve mysliman të Kosovës, i falenderoj thellësishtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndërhyn në kohën e duhur për të penguar masakrën, spastrimin etnik dhe shfarosjen e popullit të Kosovës nga Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. Dhe ne, sot jemi të lirë.

Falemnderit Ambasador, z. Kossnet!

Kur unë isha mysafir në White House, më 28 Nëntor -2017, pas përfundimit të takimeve që kisha, unë vizitova Memorialin e Presidentit Jefferson, dhe me shumë vëmendje i lexoja fjalët që ai hartoi për Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thoshte: “Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.’’

Pra, sot, është dita kur kujtojmë dhe nderojmë gjithashtu edhe ata që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehim në Kosovë dhe Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Evropës.

Kosova dhe Shqipëria ishin një nga të vetmet vende në Evropë që kishin më së shumti hebrenj në fund të luftës, sesa në fillim të saj.

Unë ndihem krenar që jam Imam i një shteti ku antisemitizmi nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një kombi që shpëtoi dhe mbrojti mijëra jetë hebrenjsh dhe njëkohësishtë qëndroi në anën e duhur, në kohën e duhur, dhe mori vendimin e duhur. Çfarë bëri populli shqiptar, shumë popuj evropian nuk e bënë.

Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që dikush mund të pres më se paku prej tyre. Pra, me një fjalë, shqiptarët shpëtuan moralin e botës.

Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe ato gra shqiptare, të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘’Shtëpia e shqiptarit është e Zotit pastaj e mikut,’’ strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, dhe gjithashtu si motiv për këtë sakrific të madhe ata kishin gjithashtu edhe aspektin fetar, ku Zoti në Kuran thotë: “Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve.”

Po e përfundoj me një citat të Martin Luther King Jr., i cili thoshte: “Paqja nuk është thjesht mungesa e dhunës. Paqja është prania e drejtësisë.”

Ne si shoqëri duhet të qëndrojmë së bashku, krah per krah me njëri tjetrin dhe të forte kundër racizmit, antisemitizmit dhe islamofobisë. Kjo është një luftë që ne duhet ta zhvillojmë pa pushim, duke synuar drejtesinë ne mund ta arrijmë paqen e plotë, dhe kështu të mos lejojmë që gjenocide të tilla të përseriten kurrë më në asnjë vend të botës.

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju!
Falemnderit për vëmendjen!

IMAM LABINOT MALIQI

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit