Koment: Mos e harroni kurrë Aushvicin!


Është një vend i mizorisë. Auzhvici – emri i kampit më të madh të përqendrimit dhe asgjësimit simbolizon marrëzinë nacionalsocialiste. Një vizitë në qendrën e sotme përkujtimore të lë pa gojë përballë mizorisë, që kanë treguar njerëzit dhe për vuajtjet, që gjermanët u kanë shkaktuar këtu njerëzve nga kaq shumë vende. Jo pak prej atyre, të cilët mbetën gjallë në Auzhvic nuk u kthyen kurrë më në këtë vend. Jean Amery, Tadeusz Borowski, Primo Levi nuk qenë më në gjendje të jetonin me këtë mbijetesë dhe vranë veten, vite ose dekada pas vitit 1945. Dhe ai që shoqëron në Auzhvic ish- të burgosur e ndien: tmerri nuk merr fund asnjëherë, kurrë. Pamjet të mbeten në mendje, dhimbja. Vijnë këtu njerëz të moshuar, të cilët kur qenë fëmijë humbën këtu prindërit ose vëllezërit e motrat dhe të cilët nuk do ta harrojnë kurrë momentin, kur iu desh ta lëshonin dorën e dashur për ta. Në ceremoninë e madhe përkujtimore në vitin 2005, papritur një burrë i vjetër i përkulur depërtoi përmes radhëve të burrave të shtetit dhe të mysafirëve zyrtarë, u gjunjëzua para platformës, puthi gurin, dhe pastaj u zhduk duke qarë. Kjo pamje, kjo skenë e vetme tha më tepër për të papërfytyrueshmen e këtij vendi se të gjitha fjalimet e ditës.

Të martën do të vijnë edhe njëherë qindra të mbijetuar në Auzhvic-Birkenau, hebrej nga shumë vende, edhe rreth 100 ish-të burgosur polakë. Për herë të fundit do të jenë dëshmitarët të pranishëm në një numër kaq të madh dhe do të lënë gjurmën e tyre këtë 27 janar. Ne duhet t’i dëgjojmë, për aq kohë sa janë gjallë. Dhe tregimet e tyre duhet të jenë detyra jonë.

Kaluan më shumë se 50 vjet, derisa gjermanët e bënë ditën e çlirimit të Auzhvicit ditë të përkujtimit të viktimave të nacionalsocializmit dhe që Parlamenti gjerman, Bundestagu të mblidhet në këtë ditë. Sa keq që në këtë ditë, kur vështrimi është i kthyer kaq fort nga të mbijetuarit nuk flet asnjëri prej tyre, por Presidenti i Gjermanisë.

A do të bëhet përkujtimi si duhet? A e pranojnë gjermanët përgjegjësinë që u mbetet? Një sondazh i publikuar pak ditë më parë të iriton. Në bazë të sondazhit, 81 përqind e të pyeturve duan “ta lënë pas” përndjekjen e hebrejve. Nga ana tjetër: qendrat përkujtimore të kampeve të përqendrimit në Gjermani, në landet e reja dhe të vjetra të Gjermanisë, shënojnë numër në rritje vizitorësh. Edhe qendra përkujtimore Auzhvic-Birkenau regjistroi vitin e kaluar më shumë se 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar me këtë një rekord. Të dyja tregojnë: kujtimi i shoas është i gjallë, por ai nuk është i vetëkuptueshëm dhe është larg së qeni konsensus i shoqërisë.

Të mbetemi vigjilentë dhe të mos ngurtësohemi në rituale

Dalja e lëvizjeve populiste të djathta, demonstratat e llojit të ri, një arrogancë që ndihet për të përhapur në internet shprehje ksenofobe ose raciste dhe për t’i thënë ato edhe në mikrofona – këto ditë del në pah në mënyrë të veçantë sa i nevojshëm është kujtimi i katastrofës së krimeve naziste. Duhet vigjilencë. Kujtimi nuk duhet të bëhet asnjëherë ritual, por duhet të ketë konsekuenca.

Regjizori francez, Claude Lanzmann, i cili e tematizon shoa-n herë pas here në veprat e tij thotë se ai është i interesuar për aktualizimin, ndërgjegjësimin për gjërat, mbi të cilat bazohet e tashmja. Këtu bën pjesë Auzhvici – dhe përgjegjësia që njeriu të mos bëhet më kurrë përbindësh.

Ne kemi detyrim jo vetëm ndaj viktimave – kjo është shumë pak. Ne i detyrohemi shoqërisë, që duhet të mbetet njerëzore. Auzhvic – ky është vendi i tmerrit. Emri mbetet. Si paralajmërim, si detyrim.

Burimi: http://www.dw.de/koment-mos-e-harroni-kurr%C3%AB/a-18217109

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit