“L’Univers Israélite”: Mjeku hebre që shëroi Mbretëreshën Geraldinë
Profesori Weibel, një refugjat hebre nga Vjena, u kujdes për shëndetin e bashkëshortes së Mbretit Zog
“L’Univers Israélite” ka botuar, me 21 prill 1939, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me ndihmën që i ka dhënë asokohe një mjek hebre mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në ndihmë të mbretëreshës Geraldinë
Na shkruajnë nga Athina së në mesin e mjekëve të thirrur në për t’i ardhur në ndihmë mbretëreshës Geraldinë gjendet edhe profesori Weidl (Weibel), një refugjat hebre nga Vjena.
Emrin e mjekut hebre e konfirmon edhe një shkrim i “Le Temps”, i 15 prillit 1939, në faqen n°2 :
Gjendja shëndetësore e mbretëreshës Geraldinë
Na shkruajnë nga Athina me 13 prill :
Profesori Louros, i shoqëruar nga profesori Weibel, mbërriti sot në Athinë nga Larissa. Ai njoftoi për gazetarët se Mbretëresha Geraldinë ishte shëruar plotësisht dhe se gjendja e saj ishte e kënaqshme./darsiani.com