Oskar Schindler, industrialisti gjerman që shpëtoi 1200 hebrenj

112 vjet më parë, më 28 prill 1908, në provincën Svitavy (Moravia)-  në atë kohë pjesë e Austro-Hungarisë –  lindi Oskar Schindler, industrialisti gjerman që shpëtoi 1200 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Nga Glauk Adama

112 vjet më parë, më 28 prill 1908, në provincën Svitavy (Moravia)-  në atë kohë pjesë e Austro-Hungarisë –  lindi Oskar Schindler, industrialisti gjerman që shpëtoi 1200 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Schindler, një gjerman etnik për nga kombësia, mbajti nënshtetësinë Çeke pasi Moravia u përfshi në Republikën Çekosllovake qè u krijua rishtas nè 1918. Në vitin 1928 martohet me Emili Pelzl dhe si djali i një biznesmeni përfshihet në punë në biznesin e makinerive tê babait të tij.

Po si arriti Oskar Schindler të shpëtoje 1200 hebrenj nga deportimi dhe vdekja e tyre e sigurt në Aushvic?

Mbas pushtimit të Polonisë në 1939, nga Gjermania naziste , Schindler e zhvendosi biznesin e tij në Krakov. Ai u thërrit nga SS-të duke i ofruar mundêsinë të përfitonte nga programi gjerman i Rajhut Për okupimin e pronave të hebrenjve dhe polakëve.

 

Ai konvertoi fabrikën e tij duke themeluar Deutsche Emahwasenfabrik e njohur si fabrika Emalia e Schindlerit.  Për të plotësuar fuqinë punëtore, Schindler udhëhoqi vetë përzgjedhjen e tyre nga getot afër Krakovit të rreth 1700 punëtorëve, ku pjesa me e madhe , mbi 1000 ishin hebrenj.

Punëtorët e tij ishin subjekt i kampit te përqëndrimit në Plaszow dhe gjermanët në  menyrë konstante dërgonin nga kampi për në Aushvic kontigjente të të burgosurve.

 

Në mënyrë që të pretendonte se punëtorët e tij ishin të domosdoshëm dhe thelbësorë në përpjekjet gjermane për luftë, Schindler filloi të përdorte financat e tij për të siguruar favore nga hierarkët gjermanë. Ai arriti te lehtësojë goxha masat brutale te keqtrajtimit te tyre me pretendimin se gjendja e keqe shëndetësore e punëtorëve do frenonte prodhimin e fabrikës për nevojat e luftës.

Kur në Mars të vitit 1943 gjermanët likuiduan tërësisht kampin e përqëndrimit në Krakov, Schindleri faĺë informacionit nga zyrtarët gjermanë të kampit, arriti ne kohë te ndërhyje duke tërhequr dhe strehuar ne fabrikën e tij të gjithë puntorët.

Schindler shton kapacitetin e fabrikës me një repart tjetër të prodhimit te armatimeve, kryesisht municione duke marrë ndërkohe edhe 450 hebrenj të tjerë në fabrikën e tij. Veprimet e tij kishin kohë që kishin fituar admirimin e heshtur te hebrenjve që punonin në fabrikën e tij. Por këto veprime kishin ngjallur edhe dyshime ke Gestapo dhe SS të cilët e arrestuan 3 herë dhe e lironin , pasi nuk arrinin dot të vërtetonin Dhënien e një ndihme të paautorizuar hebrenjve(ligji i kohës). Në tetor të 1944-ës, SS-të urdhërojnë transferimin e gjithë hebrenjve te fabrikës Emalia ne kampin e përqendrimit në Plaszow.

Schindler arrin të marrë autorizim për zhvendosjen e fabrikës së tij në Brunnlitz dhe duke e kthyer atë ekskluzivisht në një uzinë armësh . Një nga ndihmësit e tij në fabrikë, punëtor hebre nxori disa versione të një liste prej 1200 hebrenj të burgosur që do punonin në fabrikën e Schilderit . Pikërisht kjo listë , mbas luftës u njoh kolektivisht si Lista e Schindlerit.

SS nuk hiqnin dorë nga mbikëqyrja e tij dhe i kërkuan Schindlerit të plotësonte specifikime për të klasifikuar uzinën në Brunnlitz si një nënkamp të kampit të përqendrimit Gross-Rosen .Ndërkohë disa punëtorë hebrenj të uzinës i kërkojnë Schindlerit që të sabotojnë prodhimin e municioneve duke filluar të prodhojnë figura fallco metalike të municioneve.

Në tetë muajt e fundit të punës së uzinës deri në fund të luftës vetëm një ngarkesë armatimi e rregullt u arrit të prodhohej  dhe dërgohej në front. Edhe për këtë fakt Gestapo dyshoi dhe mbikëqyri për pak kohe në fabrikë punëtorët , duke qëndruar afër tyre dhe makinerive në fabrikë .Por koha kalonte dhe deri ne Maj te 1945 gjermanët nuk mundën më të shfarosnin deri ne fund të gjithë të burgosurit e kampit të përqëndrimit, midis tyre edhe 1200 hebrenjtë e Listës së Schindlerit.

Mbas luftës Oskar Schindler u vendos ne Regensburg dhe në 1949 emigroi ne Argjentinë. U kthye përsëri ne Gjermani ku dhe ndërroi jetë në  9 Tetor 1974 .Jeta dhe veprimtaria e tij ne ndihmë të hebrenjve do mbeteshin të panjohura deri në vitin 1983 kur Thomas Kennealy në romanin e tij përshkroi aktivitetin dhe jetën e tij.  Të mbijetuarit e Listës së Schindlerit treguan ndihmën për shpëtimin e tyre dhe financuan privatisht që eshtrat e tij të prehen në Jerusalem , ku dhe ndodhen sot në malin e Sionit .

Në 1993 emri i Oskar Schindlerit u vendos ne muzeumin Yad Vashem , I drejtë Midis Kombeve dhe një pemë në emër të tij është mbjellë ne rrugën “I drejtë Midis Kombeve”.

Bazuar në romanin e Thomas Kennealy dhe rrëfimet e hebrenjve të mbijetuar, regjisori Steven Spilberg realizoi filmin Lista e Schindlerit, ku rolin e Oscar Schindlerit e luan aktori i famshëm Liam Nesson. Bashkëpunëtori hebre i Schindlerit, që punonte në fabrikë dhe përpiloi listën luhet nga aktori Ben Kingsley.

Ky ishte Oskar Schindler, njeriu me zemër dhe kurajë të madhe që shpëtoi 1200 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit