Observatori Sirian: Izraeli sulmon sitet ushtarake të Damaskut të lidhura me Iranin

Sitet ushtarake të lidhura me forcat e regjimit sirian dhe milicitë iraniane ishin në shënjestër të hënën në sulmet izraelite pranë Damaskut, sipas një grupi monitorimi.


Sitet ushtarake të lidhura me forcat e regjimit sirian dhe milicitë iraniane ishin në shënjestër të hënën në sulmet izraelite pranë Damaskut, sipas një grupi monitorimi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër tha se bombardimi ajror shkaktoi disa shpërthime rreth Damaskut.

“Të paktën gjashtë raketa izraelite goditën disa pozicione që u përkisnin forcave të regjimit dhe milicive pro-Irani në jug të Damaskut,” i tha AFP kreu i Observatorit Rami Abdul Rahman.

“Mbrojtja ajrore nuk ka përgjuar një objektiv të vetëm,” tha ai, duke shtuar se nuk dihej nëse kishte viktima dhe shkalla e dëmtimit mbetej e paqartë.

Një burim ushtarak i cituar nga agjensia zyrtare e lajmeve SANA e Sirisë tha se aeroplanët luftarakë izraelitë mbi lartësitë Golan qëlluan raketa drejt Damaskut. Agjensia e lajmeve pretendoi se kishte dëme të kufizuara dhe se shumica e raketave u përgjuan.

Korrespondentët e AFP në Damask thanë se ata dëgjuan disa shpërthime me zë të lartë.

Një zëdhënës ushtarak në Izrael i tha AFP se “nuk komenton raportet e huaja”.

Sulmet ishin të parat në Siri që i atribuohen Izraelit që nga qershori, kur Observatori tha se nëntë luftëtarë u vranë në sulmet ajrore që synonin pozicionet e militantëve të mbështetur nga Irani pranë kufirit të Irakut.

Këto sulme erdhën disa orë pasi një bastisje e ngjashme vrau gjashtë luftëtarë të tjerë të mbështetur nga Teherani.

Izraeli ka nisur qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile në 2011. Ai ka në shënjestër trupat qeveritare, forcat aleate dhe luftëtarët nga grupi terrorist shiit Hezbollah.

Ai rrallë konfirmon detaje të operacioneve të saj në Siri, por thotë se prania e Iranit në mbështetje të Presidentit Bashar Asad dhe Hezbollahut është një kërcënim dhe se ajo do të vazhdojë sulmet e saj.

The Times of Israel

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit