Alona Fisher-Kamm, ambasadorja që forcoi miqësinë e Izraelit me Kosovën

Ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm, përfundoi detyrën e saj diplomatike. Portali Izraelisot.com sjell nje kronologji të takimeve të saj në Kosovë, takime zyrtare me politikanë, shoqata, komunitetin hebraike vendas, etj.


Ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm, përfundoi detyrën e saj diplomatike. Portali Izraelisot.com sjell nje kronologji të takimeve të saj në Kosovë, takime zyrtare me politikanë, shoqata, komunitetin hebraike vendas, etj. Alona Fisher-Kamm është ambasadorja që forcoi miqësinë e Izraelit me Kosovën.

15 nëntor 2017 – Biznesmenët nga Izraeli janë të gatshëm të investojnë në Kosovë rreth 100 milionë dollarë, në një projekt që do t’i punësoj nga 800 deri 1 mijë punëtorë. Kështu u tha gjatë një takimi që zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj zhvilloi me ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm dhe një delegacion investitorësh nga Izraeli.

19 qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kamm, të cilët kanë diskutuar mbi nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe dy popujve si dhe gjetjen e formave për shtimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

19 qershor 2018 – Familja Sharri nga Prizreni, Faik dhe Sabrije Sharri, u nderuan nga Shteti i Izraelit dhe Yad Vashem me certifikatën e nderit dhe dekoratën “Të Drejtë ndër Kombe”, e njohur ndryshe si “Righteous Among the Nations”, në një ceremoni dinjitoze të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me iniciativën e Bet Israel Kosovo dhe Ambasadës së Izraelit në Serbi, e që aktivitetin e saj diplomatik e shtrin si në Kosovë ashtu dhe Malin e Zi. Dekoratën e lartë e dha ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, Alona Fischer-Kamm.

29nëntor 2018 – “Java e Filmit Izraelit” ka nisur rrugëtimin për të shpalosur para publikut kosovar filma të njohur nga Izraeli. Në ambientet e Kinemasë ABC erdhi edhe kryeministri i Kosovës – Ramush Haradinaj, dhe Mininistri i Jashtëm Behghet Pacollli, por edhe këtë vit me ardhjen e saj kishte nderuar këtë manifestim kulturor mysafirja speciale Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm.


30 nëntor 2018 – Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë i Kosovës, Besim Beqaj, priti ambasadoren e Izraelit në Beograd Alona Fisher-Kamm, me të cilën ka bashkëbiseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe për marrjen e eksperiencës izraelite për zhvillim ekonomik të Kosovës

30 nëntor 2018 – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Shyqyri Bytyqi, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm.

10 korrik 2019 – Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë. Gjatë takimit, Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, z. Ruzhdi Shkodra e informoi Ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit Hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.

12 korrik 2019 – Përfaqësues të Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova dhe Ambasadorja e Izraelit në Beograd dhe jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm zhvilluan takim me kryetarin e Komunës së Novoberdës, z. Svetislav Ivanovic, si dhe vizituan varrezat hebraike në Novobërd.

17 dhjetor 2019 – Kompania “SOWI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë nënshkruar marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgores, me kapacitet prej 105 megavatesh. Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, njoftoi se ky është projekti i parë i Izraelit në Kosovë. Fisher Kamm: “Ky është projekti më i rëndësishëm i Izraelit në Kosovë. Ky do të sjell dobi dhe benefite për energjinë.

19 dhjetor 2019 – Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, presin në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rolin e LDK-së në shtetndërtimin e Kosovës.

22 dhjetor 2019 – Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kosovës, ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, veç promovimit të investimeve izraelite ka takuar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ajo ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Ajo u prit nga në Fakultetin e Arteve, Profesor Xhevdet Pantina.

8 korrik 2020 – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

9 korrik 2020 – Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”, i përgatitur nga nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Edhe ambasadorja e Izraelit ne Beograd, Alona Fisher-Kamm mbajti nje fjalim. E pranishme ishte edhe zv.ministrja e Jashtme e Kosovës, Teuta Sahatqija.

9 korrik 2020 – Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher-Kamm, zhvilloi sot një vizite në qytetin e Prizrenit, në Kosovë, ku ajo pati një takim kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri. Përveç çështjeve hebraike, temë ka qenë edhe Muzeu Hebraik ne Prizren. Ambasadorja e shfrytëzoi rastin për te vizituar edhe ndërtesën, që i është dhënë komunitetit hebraik të Prizreni, cila do të rikonstruktohet dhe do të luajë rolin e një muzeu, qendre kulturore si dhe të një sinagoge.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit