Kompania izraelito-amerikane, Activ Implants, synon të hyjë në Shqipëri dhe Kosovë
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants, në qytetin e Natanias. Zyra e qendrore e saj ndodhet në New York.
Në takim morën pjesë nga ana e kompanisë, Zv/Presidenti Eran Ganz, dhe CEO për operacionet komerciale, Haim Beker.
Të dy drejtuesit e “Active Implants”, propozuan bashkëpunim me rrjetin e spitaleve amerikane që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi. Ideja e tyre është që të krijohet një partnership i ri për trajtimin e të sëmurëve mbi bazën e teknologjisë së lartë që kjo kompani ushtron në fushën e implanteve, në SHBA, Izrael, në të gjithë Evropën si dhe në vendet aziatike.
Ky partnership do të bashkë-financohet dhe do të shërbejë për trajtimin e pacientëve për gjithë rajonin e Ballkanit, me interes ekonomiko-financiar për ta, të cilët në shumicën e rasteve janë të detyruar ti marrin trajtime të tilla, duke udhëtuar në spitalet e Turqisë apo Evropës.
Me Drejtorin për Ballkanin Dan Oryan në MPJ izraelite, Ambasadori Canaj zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë…
Posted by Ambasada Izrael on Wednesday, August 5, 2020