Moses ibn Ezra, poeti i shquar i gjeneratës së artë të Hebrenjve të Spanjës

Moses ibn Ezra, poeti, gjuhëtar dhe kritik hebre nga Andaluzia, i vlerësuar si një nga poetët më të mirë të gjeneratës së artë të hebrenjve të Spanjës – Nga Melsen Kafilaj


Nga Melsen Kafilaj

Moses ibn Ezra (1070-1138), poeti, gjuhëtar dhe kritik hebre nga Andaluzia, i vlerësuar si një nga poetët më të mirë të gjeneratës së artë të hebrenjve të Spanjës. I njohur ndryshe në arabisht edhe si Abu Harun Musa. Moses ibn Ezra lindi në Granada të Spanjës, ku mori edukimin përkatës jo vetëm në literaturën arabe dhe atë hebraike por gjithashtu edhe në teologji.

Kur Granada u pushtua prej Dinastisë Berbere të Almoravidëve, Kuarteti Hebre në këtë qytet u shkatërrua dhe komuniteti u shpërnda duke u detyruar të emigronte nëpër vende të tjera; Ibn Ezra qe njëri prej të dëbuarve, i cili imigroi në Spanjën Kristiane dhe qëndroi larg qytetit të tij të lindjes gjatë gjithë jetës.

Ibn Ezra është ndoshta një nga poetët më të ndjeshëm, më të fuqishëm dhe më të përmëndur hebre të Spanjës Mesjetare. Ai shkroi poezi sekulare dhe lëvroj gjithashtu edhe poezinë liturgjike (Piyyut) në të cilat futi mjaft elemente poetik inovativ për kohën.

Libri i tij me poema jo-fetare “Sefer ha-Anak”, ose i quajtur ndryshe “Tarshish”, është shëmbulli i parë i rimës homonimike dhe shërbeu si model për tu ndjekur për poetët e tjerë mesjetarë. Poezitë e tij pendestare (selihot),disa prej të cilave i kemi përfshirë në këtë cikël poetik janë një meditim i brëndshëm mbi jetën,kotësinë e botës dhe vdekjen.Ai gjithashtu shkroi edhe një traktat mbi poezinë të titulluar “Kitāb al-Muḥāḍara ëa al-Mudhākara”, një libër ky i organizuar në 8 kapituj në të cilin Ibn Ezra përpiqet ti shpjegoj dhe jap përgjigje 8 pyetjeve mbi Poezinë që një miku i vet i kishte drejtuar atij.

Ky libër gjithashtu përmban një informacion të vyer historik dhe biografik edhe për një mori poetësh të tjerë arabë, hebrenj dhe kastilianë.


Poezia e Ibn Ezras “Kevarim min zeman kedem”—“Vështroj varret e lashtë” e shkruar në murin e oborrit të Muzeut Hebraik të Toledos, Spanjë.

 

“Këngë”

Rrethana e largoi mikun tim.

Ai e ka mbyllur derën

por unë do ti shkoj tek pragu dhe trokas

 pavarsisht armiqve të mi.

 Do ti shqyej kyçet me fjalë,

do ti shpërthej fishekët e dyerve me këngët e mia

 dhe bind sot vetveten se hithrat  janë degëza balsami.

Do të kërcej dhe brohoras lëngun e tyre të hidhur

 sikur të isha dëndur me verë.

Do ta përul veten dhe shtirem se rrjedha e ferrit është e akullt

nëse do të më hedh nga vau i Territ për tek Drita.

Fluturo tani, kënga ime

 Çoja këtë mesazh të dashurit tim,

sepse kënga është një lajmëtare besnike.

                                               

                                                 “Pa titull”                                                       

Ndoshta vijnë dhe ditët,

kur gjërat të ndryshojnë.

Për këtë ndjenjë t’mahniten,

 dhe quajnë “çudi që shkon”.    

                                     

Së jashtmi jam i qetë

 përbrënda furi-flakë.

 Mu hodhën kundër krejt

 dhe bën të rëndë mëkat.

 

Por i rrëfeni botës,

 plagosjen që kam marr.

 Me tallje do t’buzëqeshin

he thonë: “Nuk qe i marrë”!

 

“Nga Diwan-i”

 Mendimet më shtynë për tek shpirt-pushimi,

   aty ku prehen prindërit, miqtë dhe vëllai.

I pyeta. Por askush s’mu gjegj.

“O nënë, o at

mos më keni harruar vallë?”

Befas, nga varret

 një vaj pa zâ 

gropën më rrëfeu krah për krah me ta.

 

“Udhëtimi”

 Le ta kujtoj njeriu se çdo ditë jete

e sjell atë më pranë vdekjes.

 Ai udhëton tinëz ditë pas dite.

Më kot mendon se rri në prehje,

 i palëvizshëm në anije

 ndërsa ajo çarton me krahët e erës.

     

“Meditim”

 Njerëzit

janë fëmijët e kësaj toke

 Megjithëse Zoti

ka vendosur përjetësinë në zemrën time.

Gjithë jetën 

 e kalova në shkretëtirë,

Edhe pse bota

 është një rrjedhë e gjallë.

 Pi nga ajo.

 Sa përtëritës uji i saj.

Sa me ëndje e kërkoj.

Një oqean

nxiton në fytin tim.

Por etja ime

 mbetet akoma e pashuar.

 

 “Vështroj varret e lashtë”

  I hedh sytë tej mbi varret e lashtë.

Varre nga një kohe e largët,

prej një populli të rënë në gjumin e madh.

 Nuk ka armiqësi dhe zili mes këtyre njerëzve; Jo!

As dashuri për fqinjin, as edhe ndonjë grimë urrejtjeje.

Dhe unë që mes kësaj barabitje

 nuk mund ta shquaj dot mjeshtrin nga skllavi.

 

“Zotin e gjallë adhurojmë”                                                                      

Zotin e gjallë ne lëvdojmë, adhurojmë

Atë që  ka qënë dhe do të  jetë gjithmonë.

 

I Parë dhe i përjetshëm është Ai

S’ka unitet të jetë porsi i Tij.

 

I patrupëzuar, pa formë qysh nga Fillimi

Më i shenjti, përtej çdo krahasimi.

 

 Ai i njeh qiejtë dhe tokën qysh në lindje

 Por ekzistencë’e Tij nuk ka datëlindje.

 

 Zot’ i Universit Ai është dëftuar

shtron pushtet mbi çdo gjë të krijuar.

 

Frymë profecie mbi robin e vet derdh

 Përherë lartohet tek ata që do dhe zgjedh.

                                         

Deri tani ende profet s’ka dalë

Që si Mojsiu Zotit ti rri përballë.

 

Përmes tij  Zoti të vërtetën foli

dhe Izraeli Ligjin e Besëlidhjen mori.

 

Ky ligj do t’zgjasë, nuk do të ndryshoj

Në vargun e kohës do të jetë njësoj.

 

Mendimet e errëta njeriut ia ka zbuluar

Ai ua di fundin ende pa filluar.

 

 Me dashuri dhe hir të drejtin bekon

Poshtërsinë dhe ligësinë prej tij e largon.

 

Në fund Mesian Ai do dërgoj

Shpërblim për durimtarin që në shpresë qëndroj.

 

Dhe Zoti prej koskash të vdekurit i jep jetë

Bekuar, bekuar ky emër përjetë!

 

© Melsen Kafilaj

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit