Pastor Pëllumb Ranxha: Dymbëdhjetë Teza të Besimit mbi Izraelin

Të Krishterët për Izraelin: Ne besojmë se Izraeli u krijua dhe u zgjodh nga Perëndia për të bekuar kombet. Ne besojmë se Kisha dhe kombet duhet ta bekojnë Izraelin


Nga Pastor Pëllumb Ranxha, Të Krishterët për Izraelin

1. Ne besojmë se Izraeli u krijua dhe u zgjodh nga Perëndia për të bekuar kombet.

2. Ne besojmë se Kisha dhe kombet duhet ta bekojnë Izraelin.

3. Ne besojmë se Kisha nuk e ka zëvendësuar Izraelin. Nëpërmjet besimit në Jezus Krishtin ne gjithashtu jemi bërë ‘Bij të Abrahamit’, atit të të gjithë atyre që besojnë.

4. Ne besojmë se të gjitha Besëlidhjet që prej Abrahamit janë bërë me Izraelin.

5. Ne besojmë se ekziston misteri i ngurtësimit nga ana e Izraelit për hirin tonë, por gjithashtu që ka edhe verbëri nga ana e Kishës për Izraelin, dhe një vel mbi kombet në lidhje me Izraelin.

6. Ne besojmë se Zoti do të jetë besnik ndaj të gjitha Besëlidhjeve që Ai ka bërë me Izraelin, e po ashtu edhe me të gjitha premtimet që Ai i ka dhënë Kishës.

7. Ne besojmë se Kisha duhet të pendohet për të gjitha veprat anti-Semite në të shkuarën, duhet të tregojë pendesën e saj të vërtetë me vepra dashurie dhe solidariteti me Izraelin dhe popullin Jude, dhe duhet të ndryshojë teologjitë e saj të zëvendësimit dhe të përmbushjes.

8. Ne besojmë se rivendosja i popullit Jude në tokën e Premtuar të Izraelit është fillimi i shpengimit të madh. Ne besojmë se kombet mbajnë mbi vete përgjegjësinë për t’i ndihmuar Judenjtë që të rikthehen.

9. Ne besojmë se Qyteti i Jeruzalemit është vendi ku Zoti do ta bëjë të banojë përsëri Emrin e Tij të Shenjtë.

10. Ne besojmë se një ditë Mesia do të vijë që ta themelojë Mbretërinë e Tij në të gjithë botën, dhe më pas do të ndodhë ringjallja fizike e të drejtëve, dhe ata do të sundojnë me Krishtin në Mbretërinë e Tij mbi tokë. E pra ne lutemi për paqen e Jeruzalemit.

11. Ne besojmë se Biri i njeriut do të ulet mbi gjykimin e kombeve të padrejta kur Mbretëria të vijë dhe do t’i kërkojë llogari atyre për mënyrën si e kanë trajtuar Izraelin dhe popullin Jude.

12. Ne besojmë se rinovimi i të gjitha gjërave do të ndodhë në fund dhe përgjithmonë. Krijimi do të shpengohet nga sklalvëria e tij drejt rënies dhe do të sillet në lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë. Dhe Perëndia do të jetë gjithçka dhe në të gjithë.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit