Poetja amerikano-hebreje, Louise Glück, fiton Çmimin “Nobel për Letërsinë”!
Poete e pedagoge me një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 77-vjeçarja Louise Glück – familja e saj është nga hebrenjtë e Hungarisë – është nga sot fituese edhe e Çmimit “Nobel për Letërsinë”.
Poete e pedagoge me një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Louise Glück – familja e saj është nga hebrenjtë e Hungarisë – është nga sot fituese edhe e Çmimit “Nobel për Letërsinë”.
Akademia suedeze e ka vlerësuar shkrimtaren amerikane 77-vjeçare, për “zërin e pagabueshëm poetik që me bukurinë e thjeshtë e bën ekzistencën individuale universale”.
Glück ka fituar në vitin 1993 Çmimin “Pulitzer” dhe që prej 2003 ka qenë kandidatja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Akademinë Suedeze. Ajo ka fituar gjithashtu çmimin Pulitzer dhe National Book Award.
Lexuesi shqiptar nuk ka mundur ta njohë me një botim të plotë, por ka përkthime sporadike të poezive të saj, të botuara në revista letrare dhe antologji poetike.
Vitin e kaluar fitues i çmimit Nobel për Letërsinë ishte Peter Handke.