Miratimi i rezolutës për antisemitizmin, SHBA: Krenarë që e quajmë Shqipërinë partnere!
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagon pas miratimit me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagon pas miratimit me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada amerikane thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.
“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes.
Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.
Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
?? | Today, parliament adopted the International Holocaust Remembrance Alliance’s definition of anti-Semitism. This act…
Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 22 octobre 2020