Forumi i Antisemitizmit, Geront Kureta: Tirana është Jerusalemi i Ballkanit!
Geront Kureta, Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri gjatë Forumit të Antisemitizmit vlerësoi rolin e Shqipërisë sa i përket mbrojtjes së hebrenjve.
Geront Kureta, Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri gjatë Forumit të Antisemitizmit vlerësoi rolin e Shqipërisë sa i përket mbrojtjes së hebrenjve.
Ai tha se sot pa frikë Tirana mund të quhet pa frikë Jerusalemi i Ballkanit për nga harmonia fetare dhe bashkëjetesa.
“Hebrenjtë në Shqipëri datojnë që nga shekulli dytë. Ata ishin pjesë integruese e shoqërisë shqiptare në Vlorë, Gjirokastër apo Tiranë. Në fillim të LDB ishin veç 200, por në fund të kësaj lufte u bënë më shumë se 2 mijë. Këtu hebrenjtë u shpëtuan falë tolerancës së kombit shqiptar. Ne jemi krenarë për tolerancën, harmoninë e nxitur këtu. Me rënien e komunizmit hebrenjtë u larguan kryesisht në Izrael. Tani janë një komunitet i vogël hebrenjsh që jetojnë këtu, 50 të tillë. Jemi krenarë që jemi pjesë e Shqipërisë. Sarajeva dikur quhej Jerusalemi i Ballkanit, kishte kisha ortodokse, katolike që qëndronin bashkë me sinagoga dhe xhami. Sot Tirana është Jerusalemi i Ballkanit me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare”,- tha ai.