Felicita Jakoel: Hebrenjtë e Shqipërisë janë dëshmitarë se në Shqipëri nuk ka pasur antisemitizëm
Shqipëria organizoi Forumin Ballkanik kundër Anti-semitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania ishte i ftuar Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Ajo tha se hebrenjtë e Shqipërisë janë dëshmitar se në Shqipëri nuk ka pasur antisemitizëm pavarësisht vuajtjeve në kohën e komunizmit që kanë ndodhur në gjithë rajonin jo vetëm në Shqipëri.
Nga ana tjetër përsëri në një lidhje të drejtpërdrejtë, Valentina Leskaj, anëtare e bordit këshillues në lëvizjen kundër antisemitizmit, tha se rëndësia e këtij takimi të bërë në Shqipëri vjen për dy arsye.
Së pari ajo përmendi vetë çështjen që i adresohet, çështjen e antisemitizmit që është mjaft delikate dhe së dyti Leskaj tha se është Parlamenti Shqiptar ai që ka adoptuar definicionin për antisemitizmin.
Felicita Jakoel apeloi për njohjen e historisë dhe edukimin si format e vetme për ndalimin e antisemitizmit.