Presidenti Thaçi dekoron Rabinin Yoel Kaplan me titullin “Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York. Ai e nderoi Rabinin Yoel Kaplan e dekorova me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York.
Ai e nderoi Rabinin Yoel Kaplan e dekorova me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe Kosovës.
“Sot pata kënaqësinë të pres Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u, me të cilët biseduam për historinë e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, që kanë kulmuar me njohjen reciproke dhe përgatitjet për vënien e marrëdhënieve diplomatike, hapjen e ambasadave, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy shteteve por edhe në mes dy popujve në përgjithësi.
Rabinin Yoel Kaplan e dekorova me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe popujve tonë.
Pata nderin të pranoj edhe Bririn e Lirisë, si simbol i të arriturave të Kosovës si shtet i lirë.
Popujt tonë i lidhin aspiratat e përbashkëta për liri e barazi, për të cilat jemi angazhuar përgjatë historisë dhe do të vazhdojmë të punojmë që mbi to t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përbashkët në të gjithë sektorët dhe për të mirën e të gjithëve. HTH”, shkruan presidenti Hashim Thaçi.
Sot pata kënaqësinë të pres Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të…
Posted by Hashim Thaçi on Friday, October 30, 2020