Joe Biden edhe Sekretarin e Sigurisë së Brendshme e zgjedh hebre: Alejandro Mayorkas
Presidenti i Zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden prezantoi kabinetin e tij të caktuar të sigurisë kombëtare, duke përfshirë edhe Alejandro Mayorkas, një hebre i lindur në Kubë, të cilin ai e emëroi sekretar i Sigurisë së Brendshme.
Presidenti i Zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden prezantoi kabinetin e tij të caktuar të sigurisë kombëtare, duke përfshirë edhe Alejandro Mayorkas, një hebre i lindur në Kubë, të cilin ai e emëroi Sekretar i Sigurisë së Brendshme.
Mayorkas, babai i të cilit është nga hebrenjtë sefardikë të Kubës, ndërsa nëna ishte një e mbijetuar e Holokaustit e lindur në Rumani dhe që emigroi më pas në Kubë, në fjalimin e tij të pranimit foli për ikjen e prindërve të tij nga Kuba komuniste.
“Babai dhe nëna ime më sollën në këtë vend për t’i shpëtuar komunizmit,” tha ai. “Ata e çmuan demokracinë tonë dhe ishin shumë krenarë që u bënë qytetarë të Shteteve të Bashkuara.”
Alejandro Mayorkas, i lindur në Havana të Kubës, mbërriti në SHBA kur ai ishte vetëm një vjeç, në vitin 1960.
Ai ka qene zv.sekretari i Sigurisë së Brendshme në kohën e Presidentit Barack Obama, si dhe gjithashtu ka punuar me Bill Clinton dhe George Bush.
.