Shfaqet dokumentari “Besa” në Kinema du Bourg
“Besa: la promesse” një dokumentar i realizuar nga regjisorja amerikane Rachel Goslins do të transmetohet falas në kinemanë e njohur të Lozanës “du Bourg”. Kjo mbrëmje është e organizuar nga albinfo.ch në kuadër të javës së Ekspozitës “Besa” e cila qëndron e hapur në Lozanë prej datës 10 deri me 21 shkurt (Forum de l’Hôtel de Ville).
“Në një vend të vogël, të quajtur Shqipëri, njerëzit e thjeshtë kanë bërë një gjë të thjeshtë. Por kur e mendojmë më mirë, nuk ishte edhe aq e thjeshtë, ata ishin heronj të mëdhenj”, thuhet në këtë film.
“Besa:la promesse” tregon historinë shumë pak të njohur të shqiptarëve, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore falë kodit të tyre të lashtë moral. Dokumentari zhvillohet përmes historisë së dy burrave, Norman Gershman, një fotograf hebre-amerikan dheRexhep Hoxhës, një shqiptari, babai i të cilit kishte strehuar hebrenj në atë kohë. Ai u kishte premtuar se një ditë ka për t’i kthyer një seri librash të fshehura në shtëpinë e tij. Me ndihmën e Norman Gershman, Rexhep Hoxha fillon hetimet për të gjetur familjen në fjalë gjë që e çon deri në Izrael, dhe këtë vetëm për të nderuar premtimin/besën e babait të tij.
Në hyrje, është paraparë edhe një bisedë e shkurtër me Profesorin Sami Sandhaus, një i mbijetuar/shpëtuar i Holokaustit.
Kinemaja do t’i hapë dyert në orën 19:30, ndërsa projeksioni i filmit do të fillojë në orën 20:00. Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur për të ndarë mbrëmje ku do të ringjallet një pjesë e historisë së shqiptarëve –