Ministri Gabi Ashkenazi: Izraeli dhe Kosova sot po bëjnë histori!
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.
Ministri izraelit, Ashkenazi e cilësoi nënshkrimin e këtij dokumenti si moment “historik”.
“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.
Ministri izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i ka dhënë Izraelit për të vendosur marrëdhënie me shtetet që deri nuk ka pasur raporte diplomatike.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është një hap i rëndësishëm”, theksoi.