Vjosa Osmani: Moment special në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, faleminderit SHBA!
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka përshëndetur zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka përshëndetur zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Osmani në një postim në Twitter tha se kjo paraqet një moment të veçantë në marrëdhëniet, që datojnë që nga Holokausti kur kosovarët ishin ndër të paktët për t’i ofruar strehim dhe mbrojtje popullit hebre.
“Në këtë ditë, ne falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për miqësinë e tyre të përjetshme dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ndihmën për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”, ka shkruar ajo.
On this day, we thank the United States of America for their eternal friendship and their significant role in helping to establish diplomatic relations between our two countries. 2/2 ?? ?? @PresidentRuvi @USEmbPristina
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 1, 2021
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit mes Ministrive të Jashtme për konsultime politike dhe për bashkëpunim zhvillimor.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Uashington.