“The Jerusalem Post”: Kosova vendi i tretë që hap ambasadë në Jerusalem

“Një moment me të vërtetë krenar dhe historik për marrëdhëniet Kosovë-Izrael,” shkroi ambasadorja kosovare Ines Demiri në Twitter. “Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur ambasadën.


Nga LAHAV HARKOV, The Jerusalem Post

Kosova hapi një ambasadë në Izrael për herë të parë të Dielën, duke e bërë atë vendin e tretë me një ambasadë aktualisht në Jeruzalem.

“Një moment me të vërtetë krenar dhe historik për marrëdhëniet Kosovë-Izrael,” shkroi ambasadorja kosovare Ines Demiri në Twitter. “Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi të hap ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael.”

Demiri ndau disa fotografi të saj para ambasadës së re.

Ministria e Jashtme e Kosovës shkroi në Twitter se “zotimi i dhënë në Zyrën Ovale sot është përmbushur përfundimisht”.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se “mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem sot, një zhvillim të natyrshëm të marrëdhënieve dhe një realizim të marrëveshjes së Uashingtonit”.

Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike muajin e kaluar, në një ceremoni të mbajtur mbi video konferencën. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla paraqiti një kërkesë zyrtare për të hapur një ambasadë në Jeruzalem gjatë ceremonisë.

Masat erdhën pasi SH.B.A. negocioi një marrëveshje ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës vitin e kaluar. Izraeli ra dakord të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe të dy vendet e Ballkanit u angazhuan për hapjen e ambasadave në Jeruzalem, megjithëse Serbia tashmë ka një në Tel Aviv.

Izraeli nuk ka plane të menjëhershme për të hapur një ambasadë në Prishtinë dhe do të ketë një ambasador jorezident në Kosovë.

Kosova është vendi i tretë që ka një ambasadë në Jeruzalem, pas SH.B.A.-së dhe Guatemalës. Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane me një ambasadë në Jeruzalem.

Serbia do të ishte vendi i parë evropian që e bëri këtë, megjithëse Republika Çeke tashmë ka një mision diplomatik në kryeqytet.

Beogradi kundërshton fuqimisht njohjen e plotë të Izraelit për Kosovën dhe si i tillë, lëvizja e ambasadës së Serbisë mbetet në pikëpyetje.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri

Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit