Produktet kosovare “Bibita” në tregun e Izraelit. Gruda: Jemi të pranishëm në 40 vende
“BIBITA Group”, Fabrika e Pijeve të Buta (Soft Drinks) me qendër në Pejë është e para kompani që ka arritur një marrëveshje për të eksportuar gamën e gjerë të produkteve të saj në tregun mbi 9 milionë banorë të Izraelit.
Njohja e Kosovës nga Izraeli dhe lidhja diplomatike midis dy vendeve ka sjellë efektet e para ekonomike në hapjen e tregut izraelit për kompanitë kosovare.
“BIBITA Group”, Fabrika e Pijeve të Buta (Soft Drinks) me qendër në Pejë është e para kompani që ka arritur një marrëveshje për të eksportuar gamën e gjerë të produkteve të saj në tregun mbi 9 milionë banorë të Izraelit.
“BIBITA Group”, me një përvojë 30-vjeçare në prodhim (themeluar në vitin 1991 nga kimisti i njohur, i ndjeri Ymer Gruda) ka lidhur marrëveshje me “Ben Shlush Distribution”, si pjesë e njërës nga kompanitë kryesore të logjistikës dhe distribucionit në Izrael dhe me një rrjet të madh klientësh.
Pijet izotonike “DUM DUM” dhe uji “DUM DUM” do të jetë i pranishëm në tregun izraelit, duke filluar nga mesi i qershorit të këtij viti.
“Ky është një vit tepër emocionues për zgjerimin e kompanisë Bibita dhe distribucionit tonë në tregjet e ndryshme botërore” tha bashkëthemeluesi, Granit Gruda, një nga tre vëllezërit Gruda, së bashku edhe Labinotin dhe Petritin.
Eliran Ben Shlush, Presidenti dhe CEO i kompanisë izraelite “Ben Shlush Distribution”, si pjesë e njërës nga kompanitë kryesore të logjistikës dhe distribucionit në Izrael, shtoi:
“Ne jemi të kënaqur që kemi partneritet me kompaninë Bibita. Shpresojmë të bëhemi lider në kategorinë përkatëse dhe besojmë në një partneritet të gjatë në vitet e ardhshme”.
“BIBITA Group” i prodhon produktet e saj një fabrikë shumë moderne dhe operon me teknologji të lartë të azhurnuar, e cila garanton prodhime cilësore, që tashmë janë të pranishme në më shumë se 40 vende të botës në pesë kontinente.
Ujërat “DUM DUM” e shërbejnë komunitetin sportiv me përbërës si BCAA, Vitamina, Minerale dhe L-Karnitinë. Krejtësisht pa sheqer, ngjyra, shurup misri apo aromë artificiale, ujërat DUM DUM janë të përshtatshme për KETO dietë dhe për çdo person që mban dietë të përqendruar në dietë të “pastër” ushqimore çdo ditë.
DUM DUM pijet izotonike ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe është i disponueshëm në tre aroma frutash të shijshme dhe tërheqëse: qershi, fruta mali dhe limon. Ofrojnë përbërës të rëndësishëm për mbështetjen e përgjithshme të shëndetit dhe qëndrueshmërisë në sporte.
Me ide të reja krijuese dhe ambicie të qarta për të kënaqur kërkesat e klientëve kanë bërë që fabrika e Grupit BIBITA të fillojë me një gamë të re prodhimi në 2007, pecetat e lagura për foshnje dhe produktet kozmetike Ultra, një prodhim revolucionar i Grupit Bibita, i cili në ditët e sotme është prodhuesi i vetëm në Kosovë. Portofoli i saj ka më shumë se 110 SKU.
Grupi BIBITA ka mbi 60 të punësuar dhe shumë të kualifikuar për sa i përket fushave të tyre të operimit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Pejë, Kosovë.
Bibita, prodhues i pijeve me fokus në inovacion, njoftoi sot praninë e pijeve izotonike DUM DUM dhe ujit DUM DUM në tregun izraelit, duke filluar nga mesi i Qershorit.
“Ky është një vit tepër emocionues për zgjerimin e kompanisë Bibita dhe distribucionit tonë në tregjet e ndryshme botërore” tha Bashkëthemeluesi, Granit Gruda.
Eliran Ben Shlush, Presidenti dhe CEO i kompanisë izraelite “Ben Shlush Distribution”, si pjesë e njërës nga kompanitë kryesore të logjistikës dhe distribucionit në Izrael, shtoi:
“Ne jemi të kënaqur që kemi partneritet me kompaninë Bibita. Shpresojmë të bëhemi lider në kategorinë përkatëse dhe besojmë në një partneritet të gjatë në vitet e ardhshme”.
Si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 Shtatorit 2020, Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si historik. Këto zhvillime mund të çojnë drejt një epoke të re edhe në sferën ekonomike, në të cilën mund të ketë efekte pozitive për zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të këtyre shteteve.
“Do të ishte shumë e dëshirueshme që të dy shtetet të nënshkruajnë edhe një memorandum mbi tregtinë e lirë” shtoi ndër të tjera Granit Gruda.
Ujërat DUM DUM e shërbejnë komunitetin sportiv me përbërës si BCAA, Vitamina, Minerale dhe L-Karnitinë. Krejtësisht pa sheqer, ngjyra, shurup misri apo aromë artificiale, ujërat DUM DUM janë të përshtatshme për KETO dietë dhe për çdo person që mban dietë të përqendruar në dietë të “pastër” ushqimore çdo ditë.
DUM DUM pijet izotonike ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe është i disponueshëm në tre aroma frutash të shijshme dhe tërheqëse: qershi, fruta mali dhe limon. Ofrojnë përbërës të rëndësishëm për mbështetjen e përgjithshme të shëndetit dhe qëndrueshmërisë në sporte.
Bibita pret që këto zhvillime të çojnë në shtrirjen e mëtejshme globale të produkteve,që tani numëron mbi 40 shtete në 5 kontinente.
PANAIRET NDËRKOMBTARE KU KA MARR PJESË “BIBITA GROUP”
SIAL PARIS – 2012
PLMA AMSTERDAM – 2013
ANUGA – COLOGNE 2013
GULFOOD – DUBAI 2014
FOOD EXPO – GREECE 2014
PLMA – AMSTERDAM 2014
GULFOOD – DUBAI 2015
PLMA – AMSTERDAM 2015
GULFOOD – DUBAI 2016
BEAUTYWORLD MIDDLE EAST – DUBAI 2016
METROPOLITAN EXPO – GREECE 2016
KCC – KOSOVO 2016
GULFOOD – DUBAI 2017
FOOD EXPO – GREECE 2017
GULFOOD – DUBAI 2018
FOOD EXPO – GREECE 2018
FSB FITNESS SHOW – UDINE 2018
GULFOOD – DUBAI 2019
ANUGA – COLOGNE 2019
BRAU BEVIALE – NUREMBERG 2019
GULFOOD – DUBAI 2020
PLMA – AMSTERDAM 2020 (online edition)
GULFOOD – DUBAI 2021
PLMA – CHICAGO 2021 (online edition)