45 viktima dhe mbi 150 të lënduar në Izrael në festivalin fetar Lag B’Omer

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 45 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.


Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 45 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.

Shërbimi kryesor i shpëtimit i Izraelit, Magen David Adom (MDA), tha më 30 prill se më shumë se 100 njerëz u plagosën, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën.

“MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet”, u tha në një postim në Twitter.

Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët.

Raportet tjera thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin njerëzit.

Videot në mediat sociale treguan pamje të turmës se njerëzve në kaos. Një video tregonte disa trupash të pajetë në tokë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

“Gjithçka ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë”, i tha një dëshmitar gazetës Haaretz.

Videot e postuara në internet shfaqin mijëra njerëz që përpiqen të largoheshin nga kaosi, përmes një rruge të ngushtë.

Një pelegrin tha se ai mendoi se kishte një alarm bombe kur dëgjoi mesazhet me zë të lartë që u bënin thirrje turmave të shpërndaheshin.

Pastaj, policia u kërkoi të gjithëve të evakuohen.

“Askush nuk e imagjinonte që kjo mund të ndodhte këtu”, i tha ai Kanalit 12 TV.

“Gëzimi u shndërrua në zi, një dritë e madhe u bë një errësirë e thellë”, tha ai.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B’Omer, një festë fetare vjetore që shënohet me zjarre, lutje dhe vallëzim.

Qyteti konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebreje.

Sipas Times of Israel, organizatorët vlerësuan se 100,000 njerëz mbërritën të enjten në mbrëmje, dhe pritej që edhe më shumë të arrijnë të premten. Festa e vitit të kaluar ishte e kufizuar për shkak të pandemisë./REL/

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit